1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropianët humbasin besimin te BE

AP AFP/Angjelina Verbica15 Maj 2013

Kriza e borxhit po minon gjithnjë e më shumë besimin në Bashkimin Evropian. Në këtë rezultatet arrin një sondazh i zhvilluar në mbarë Evropën. Por nga euro shumica e evropianëve nuk duan të heqin dorë.

https://p.dw.com/p/18Xnn
Brussels, Belgium, August 27; 2012. -- European Union flags are seen in front of the Berlaymont, the headquarter of the European Commission. Foto: Thierry Monasse/DPA
Symbolbild Europa Fahne unscharfFotografi: picture-alliance/dpa

Vetëm 45 për qind e qytetarëve të anketuar kanë mendim pozitiv për Bashkimin Evropian (BE). Para një viti kuota e atyre, që e miratonin, arrinte në 60 për qind. Ky është rezultati i një sondazhi, që ka kryer organizata Pew Research Center me qendër në Uashington në muajin mars dhe që është publikuar tani. 7.646 persona janë intervistuar në tetë vende evropiane, Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Britani të Madhe, Poloni dhe Çeki.

“Përpjekja gjatë gjithë gjysmës së shekullit të kaluar për të krijuar Evropën e bashkuar, është sakrifica më e madhe e krizës së euros", thuhet në raport. Sidomos masat e kursimit në Evropë shkaktojnë përçarje. "Sondazhi i vitit 2013 thekson më qartë se kurrë më parë, pikëpamjet e ndryshme të gjermanëve dhe të evropianëve të tjerë", thonë autorët.

Francezët shohin zi

Veçanërisht e fortë është humbja e besimit në Francë. Aprovimi i BE ka rënë nga 60% vitin e kaluar në 41% këtë vit. "Francezët tani kanë më pak besim në Bashkimin Evropian si institucion se sa italianët apo spanjollët", thotë raporti.
Në Spanjë 46 për qind e njerëzve kanë një imazh pozitiv për BE, vitin e kaluar ishin 60 për qind. Në Gjermani, në ekonominë më të madhe e BE-së, ka vetëm një rënie të lehtë nga 68 në 60 për qind.
Por mbështetja për konvergimin e mëtejshëm ekonomik, një shqetësim kyç i projektit evropian, është më e vogël. Ajo ka rënë nga 34 për qind një vit më parë në 28 për qind tani. Në mesin e grekëve të anketuar një ndër dhjetë vetë ishin për thellimin e integrimit ekonomik, në mesin e gjermanëve ishin një ndër dy vetë (54 përqind).

Qytetarët mes BE dhe vendeve të tyre
Qytetarët mes BE dhe vendeve të tyreFotografi: Getty Images

Gjermania dhe të tjerët

Shumica e qytetarëve e vlerësojë situatën aktuale ekonomike në vendin e tyre si të keqe. Vetëm një përqind e grekëve, tre për qind e italianëve, katër për qind e spanjollëve dhe nëntë për qind e francezëve janë të kënaqur me të. Ndërsa në Gjermani janë 75 për qind.
Situata është e ngjashme edhe përsa i përket besimit në qeveritë e tyre, që në shumicën e vendeve është ndërmjet 20 dhe 30 për qind. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, megjithatë regjistron një simpati 74 për qind. Sa gjysma e saj janë pikët e vlerësimit të sondazhit për kryeministrin britanik David Cameron, i cili zë vendin e dytë.
Megjithatë shumica e evropianëve nuk janë në parim kundër masave të kursimit. Mesatarisht 59 për qind e të anketuarve thonë se reduktimi i borxhit është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet ekonomike. Megjithatë vetëm 17 për qind janë të mendimit se reduktimi i borxhit duhet të jetë prioriteti kryesor i qeverisë.

Nga monedha e përbashkët euro nuk duan të heqin dorë
Nga monedha e përbashkët euro nuk duan të heqin dorëFotografi: picture-alliance/dpa

Një po e qartë për euron

I qartë është gjithashtu aprovimi i monedhës së përbashkët. Më shumë se 60 për qind e të anketuarve në vendet e Eurozonës duan të mbajnë euron dhe refuzojnë një kthim në monedhat kombëtare.
Anketuesit pyetën edhe në lidhje me vendin që krijon më shumë besim BE. Shtatë nga tetë të anketuar thanë Gjermania, edhe vetë gjermanët. Vetëm grekët ishin të mendimit se vendi i tyre meriton besimin maksimal.
Në të njëjtën kohë gjermanët sipas sondazhit konsiderohen si njerëzit më arrogantë dhe më të pandjeshëm në BE.