1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Evropa polarizon - Çfarë mendojnë evropianët për Evropën

9 maji është Dita e Evropës. Në vitin 1950, atëherë ministri i jashtëm francez Robert Shuman pat propozuar krijimin e një bashkësie evropiane për prodhimin e thëngjillit dhe hekurit, që më vonë u quajt Montanunion.

default

Ky ishte emërtimi paraprak për Bashkimin e sotëm Evropian. Sot dita e Evropës është shpesh shkas për manifestime të ndryshme - ndërsa për Steffen Sturnin në Strasburg një arsye për të pyetur evropianët për pikëpamjet e tyre për Evropën.


Evropa polarizon. Një studente nga Kieli dhe një qytetare e Strazburgut të pyetur:

Çfarë qëndrimi keni ndaj Evropës?


"Pak më parë lexova një fjali që më pëlqeu shumë, nga njëra anë unë jetoj në Strasburg, por banoj në Evropë dhe po ashtu studioj këtu. Dhe kjo natyrisht që është shumë interesante me shumë studentë të tjerë ndërkombëtar".

"Po natyrisht që jam për Evropën por nga përparimi duhet të kenë të gjithë diçka. Megjithatë duhet të pritet se çfarë do të dal nga zgjedhjet e ardhshme".

Në vitin e ardhshëm zhvillohen zgjedhjet evropiane

Vetëm 13 përqind e gjermanëve të anketuar e dinë se 27 kombe vendosin përmes zgjedhjeve të lira për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian. Ky është rezultat i një zhvillimi, i cili ishte i pashoq për peridhën e pasluftës. Ministri i jashtëm francez me prejardhje gjermane, Robert Shumann propozoi krijimin e një Unioni. Ky moment konsiderohet si ora e lindjes së Bashkimit Evropian, më 9 maj të vitit 1950: "Qeveria franceze propozon që të bashkohen industritë gjermano-franceze të qymyrit dhe çelikut dhe të vendosen nën kontrollin e një komisioni të përbashkët të nivelit të lartë. Ky union do të jetë i hapur për vendet e tjera evropiane, prodhimi do të jetë i hapur ndaj tërë botës pa dallim".

Sot qëndrimi ndaj Evropës është më esëll

Një kalimtare në Strasburg: "Mua nuk më pëlqen kjo. Shumë prej nesh kalojmë më keq prej që jemi në Evropë. Të gjitha prodhimet janë shtrenjtuar".

Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për fuqi të huaj punëtore apo për rregulllimet gjermane të rabatit për industrinë farmaceutike - para çdo vendimi diskutimet zgjasin me vitet të tëra në komisionet e BE-së, në Parlamentin Evropian apo në Komisionin Evropian. Sot 58 vite më parë kancelari gjerman Konrad Adenauer angazhohej për Evropën: "Ne nuk guxojmë të injorojmë madhësinë e vërtetë të përparimit të arritur", thoshte Adenauer.

Evropa dhe Bashkimi Evropian duhet të shihen në sfondin e një bote të globalizuar me rreziqe, ndikime dhe shanse, mendon një arsimtar nga Hanoveri: "Kjo është rruga e drejtë dhe përgjegje e duhur ndaj armiqëve të vjetër. Unë me kënaqësi udhëtoj për në Elsas jo për ta pushtuar atë por për të ngrënë ushqim të mrekullueshëm. Nacionalizmi nuk ka sjellur asgjë në histori, këtë e dijmë ne, asgjë".

DW.COM