1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Evropa po rrethohet me mure

Me një gardh në kufirin me Serbinë qeveria hungareze planifikon të ndalë refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Evropa reagon me zemërim, por ne duhet të ruhemi nga hipokrizia, mendon Robert Schwartz.

Mjerimi dhe lufta janë në rritje në mbarë botën, fotografitë për valët e refugjatëve janë sot pjesë e mediave tona të përditshme. Njerëzit nga Afrika dhe Lindja e Mesme, nga Azia dhe nga zonat lindore dhe jugore kufitare të Evropës largohen nga vatrat e tyre me dhjetëra-mijëra. Ata kërkojnë mbrojtje jo vetëm kundër shkatërrimit dhe vdekjes, por edhe nga persekutimi politik dhe varfëria. Po Evropa e sigurt dhe e pasur? Ajo izolohet dhe nuk e konsideron veten në gjendje për t'i rregulluar këto çështje politikisht. Dhe me dorë në zemër, kjo nuk është e lehtë.

Muret nuk janë zgjidhje

Por zgjidhja nuk mund të jetë ndërtimi i mureve. Këtë na e ka demonstruar vazhdimisht historia në mënyrë mbresëlënëse. Këtë e di dhe Bashkimi Europian, dhe shtetet anëtare. Dhe megjithatë: po shtohen muret e larta dhe gardhet me të cilat Evropa po rrethohet vërtet me mure. Së pari, Spanja u përpoq ta mbronte veten ndaj fluksit të refugjatëve nga Afrika e Veriut me një gardh të me tel me gjemba. Në kufirin greko-turk dhe bullgaro-turk, janë ngritur tashmë mure. Dhe mure të tjera do të pasojnë në kufirin e Hungarisë me Serbinë.

Indinjata është e madhe, por ne duhet të ruhemi edhe nga hipokrizia. Procesi i zgjerimit të BE-së në jug, lindje dhe juglindje u shoqërua nga fillimi me një sërë masash për të siguruar kufijtë e jashtëm. Anëtarët më të rinj janë u pranuan vetëm pasi ata siguruan kufijtë. Koncerne evropiane si EADS kanë modernizuar pajisjet elektronike të kufijve lindorë të BE-së shpenzime këto qä kanë kushtuar miliarda, agjencia kufitare evropiane, Frontex, ka ngritur tashmë një mur të padukshëm në Mesdhe. Europa është bërë një fortesë jo vetëm nga telat me gjemba dhe muret prej betoni.

Megjithatë, as gardhet e dukshme as ato të padukshme dhe muret nuk i kanë penguar refugjatët që të kërkojnë shtigje për të arritur në një farë mënyre siguri dhe një të ardhme. Përkundrazi statistikat dëshmojnë se fortifikimet kanë rritur kryesisht e numrin e të vdekur dhe të plagosurve. Numri i atyre që i kapërcejnë ato po shtohet po ashtu si dhe numri i përgjithshëm i refugjatëve.

Megjithatë, pavarësisht nga këto rezultate, ne mbetemi të patundur në mbrojtjen e kështjellës sonë evropiane prej refugjatëve dhe emigrantëve. Ne mbikëqyrim dhe mbikëqyremi! E gjitha kjo për hir të misrëqenies sonë! Ne deklarojnë shtete si vende të sigurta origjine, edhe pse ata janë ende larg standardeve demokratike. Dhe ne ngremë më lart muret!

Emigracioni - jo fatazmë frikësuese

Ndërkohë të gjitha këto masa e kanë humbur tashmë efektin e tyre të shpresuar. Është koha që politikanët përgjegjës në Bashkimin Evropian, jo vetëm të identifikojnë problemet, por edhe të kërkojnë në mënyrë specifike për zgjidhje efektive dhe humane. E drejta e azilit, e drejta për një jetë dinjitoze në liri dhe siguri - këto të drejta themelore nuk duhet të minohen më tej. Arsyet që i shtyjnë njerëzit të marrin arratinë duhet të luftohen më me forcë. Dhe muret duhen hequr - edhe në mendjet tona! Emigracioni duhet të jetë jo më një fantazëm populiste në BE!

Një qasje e parë tashmë ekziston: pas fatkeqësisë së fundit të anijeve në Mesdhe ku pati mijëra të vdekur, Komisioni i BE-së duket se do ta rishikojë politikën ndaj refugjatëve evropiane. Përpjekjet e deritanishme kanë dështuar për shkak të egoizmit të shteteve anëtare. Tani BE-ja mund të demonstrojë se ajo është serioze në lidhje me komunitetin evropian të vlerave.

Ne gëzohemi për mendimin tuaj për këtë koment. Na shkruani!