1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Evropa po e merr seriozisht mbrojtjen e klimës

Paketa e ligjeve e propozuar të mërkurën nga Komisioni Evropian për mbrojtjen e klimës komentohet sot në shtypin gjerman

default

Ngrohja globale kërcënim për klimën

SÜDKURIER që botohet në Konstancë konstaton:

"Tani Evropa po e merr seriozisht mbrojtjen e klimës. Në parim të gjithë janë për këtë, aq më tepër kryetarja e qeverisë gjermane, e cila e sheh veten si kancelare të klimës dhe që në rast nevojë udhëton deri në akullnajat që po shkrihen të Groenlandës, për të vërtetuar vendosmërinë e saj. Krejt ndryshe duket puna kur synimet e mira duhet të kthehen në veprime politike. Komisioni i BE nuk e ka paraqitur ende mirë paketën e tij ligjore, thuhet në Berlin, kur në Bruksel politika industriale bëhet nën mantelin e ekologjisë. Fakt është: në Gjermani oxhaqet nxjerrin më fuqishëm tym se sa në vendet gjysmëagrare të BE në Mesdhe, këtu nga konvejerët dalin automjete më të mëdha. Në luftë për klimën, gjermanët, duan apo jo, duhet të bëjnë sakrifica më të mëdha."

Ja edhe mendimi i WESTDEUTSCHE ALLGEMEINE ZEITUNG që del në Essen:

"Mbrojtja e klimës është e mirë dhe me vend, sepse ndryshimi i klimës është një nga problemet më urgjente të së tashmes. Mbrojtja e klimës kushton dhe do ta shtrenjtojë energjinë edhe më tej, kjo është e vërteta e parehatshme. Por mosveprimi kushton shtrenjtë. Mbrojtja e klimës është e gabuar, kur barra ndahet në pak supe. Eshtë e kotë, kur pëpiqesh që problemin ta zgjidhësh duke vepruar i vetëm. Dhe shpenzimet nuk justifikohen, kur masat nuk sjellin asgjë të re. Prandaj ka rëndësi që ta vazhdojmë debatin se si mund ta pakësojmë nxjerrjen e gazrave të dëmshëm dhe si të shmangim dioksidin e karbonit.

  • Data 24.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CxF7
  • Data 24.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CxF7