1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Evropa nuk duhet t'i kushtojë më Gjermanisë asgjë

Në kohët e krizës së euros Berlin do ta forcojë Evropën, por pa shpenzime. Për realizimin e kësaj politikanët grinden në nivele kombëtare

12.10.2012 DW Symbolbild Flagge EU Europäische Union Himmel

12.10.2012 DW Symbolbild Flagge EU Europäische Union Himmel

Më shumë Evropë, pa shpenzuar më shumë para. Këtë sparkatë po bën politika gjermane në bisedimet për buxhetin disavjeçar të BE-së. Në samitin dyditor të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare (07-08.02.2013) në Bruksel, me vullnetin e qeverisë gjermane, po shqyrtohen të gjitha shpenzimet e BE-së në vitet 2014 deri 2020. "Better Spending" quhet kjo në zhargonin e eurokratëve në anglisht, që për kancelaren gjermane Angela Merkel (CDU) nuk është asgjë më shumë se një kontroll i arkës të buxhetit prej rreth një bilion euro të Evropës.

Gjermania aktualisht kontribuon me rreth një të pestën e buxhetit të përgjithshëm të BE-së, që në periudhën aktuale financiare nga 2007 deri 2013 arrin shumën e rreth 200 miliardë eurove. "Fondet do të përdoren në atë mënyrë, që prej tyre të kemi me të vërtetë një BE më të aftë për konkurrencë, e më të fuqishme", tha Merkel në një takim me kryeministrin italian Mario Monti në Berlin. Edhe me kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy dhe me presidentin francez Francois Hollande ajo ka biseduar pak ditë para samitit, për të paraqitur kërkesën kryesore të Gjermanisë.

Të caktohet një kufi për shpenzimet e Brukselit

Krahas frenimit të borxhit në kushtetutë, kancelarja dëshiron t'i vërë buxhetit të BE-së një fre për shpenzimet. "Synimi është që shpenzimet e Bashkimit Evropian të bllokohen në kufirin një përqind të produktit social të BE-së", e shpjegon propozimin gjerman analisti financiar i BE, Friedrich Heinemann, nga Qendra për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) në Mannheim. Buxheti i BE-së mund të rritet, vetëm atëherë kur ekonomia e Evropës dhe të ardhurat bruto kombëtare të rriten. Shumë vende kontribuese neto, si Austria, Finlanda, Italia, Hollanda dhe Suedia i janë bashkangjitur kësaj kërkese gjermane për disiplinë më të rreptë buxhetore në BE. Sidomos vendet përfituese, si Spanja, Portugalia, Greqia dhe të tjera kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur.

Britain's Prime Minister David Cameron attends an European Union leaders summit meeting to discuss the European Union's long-term budget in Brussels February 7, 2013. European Union leaders begin two days of talks on a long-term budget on Thursday, with efforts to refocus spending on growth likely to be thwarted by demands for farm subsidies as pressure to reach a deal grows. REUTERS/Yves Herman (BELGIUM - Tags: POLITICS BUSINESS)

David Cameron kërkon shkurtime në buxhetin e BE

Që në nëntorin e kaluar 27 krerët e shteteve dhe qeverive u përpoqën të miratojnë të ashtuquajturën kornizë disavjeçare financiare (MFF). Ajo do të përcaktojë për shtatë vitet e ardhshme kufijtë maksimalë të shpenzimeve të BE-së për bujqësinë, zhvillimin e rajoneve, kërkimet shkencore, çështjet e brendshme, drejtësinë, si dhe politikën e jashtme. Vendet neto kontribuese, si Gjermania, Italia, apo Franca, që paguajnë më shumë para në BE, se sa marrin prej saj, e patën refuzuar projektbuxhetin e propozuar nga Komisioni Evropian, si shumë të shtrenjtë. Por që tani në përpjekjen e dytë të flitet vetëm mbi diktatin e kursimit të Gjermanisë, kjo i duket e tepërt presidentit francez François Hollande. Në një fjalim para parlamentit Evropian në Bruksel të martën (06.02.2013) ai porositi se "masat e pafund të kursimit" vetëm e dëmtojnë zhvillimin e Evropës.

Të subvencionosh të reja, pa hequr dorë nga të vjetrat?

Gjermania mendon se sfidat e reja, me të cilat përballet BE-ja, kërkojnë edhe zhvendosje të theksit tek subvencionet financiare. Berlini dëshiron, që më shumë para të vihen në dispozicion për infrastrukturën energjetike evropiane dhe financimin e projekteve kërkimore. Komisioni i BE-së propozon për të dyja ndihma prej 120 miliardë eurosh, gjë të cilën e përshëndet qeveria gjermane. Në periudhën aktuale financiare 2007 deri 2013 rreth 80 për qind e shpenzimeve të BE-së ishin subvencione të drejtpërdrejta, apo të tërthorta për bujqësinë, si dhe projektet e zhvillimit rajonal në zonat e largëta, ose kufitare. Gjithsej 700 miliardë euro janë të lidhura në këtë mënyrë me buxhetin e BE-së për shtatë vjet. Para, që mungon në fusha të tjera të politikës. "Gjermania shpreh më pak interes për politikat bujqësore dhe rajonale", thotë analisti financiar i BE-së, Friedrich Heinemann, nga ZEW në Mannheim.

French President Francois Hollande arrives at the EU Headquarters on February 7, 2013 in Brussels, on the first day of a two-day European Union leaders summit. European Union leaders head into a fresh clash over the EU's budget with the only certainty being that proposals for several years will be cut back. AFP PHOTO / GEORGES GOBET (Photo credit should read GEORGES GOBET/AFP/Getty Images)

Presidenti francez kërkon mbajtjen e subvencioneve ekzistuese

Ndërsa Franca kërkon me këmbëngulje mbajtjen e subvencioneve ekzistuese për bujqësinë, Berlini kërkon që paratë të përdoren në luftën kundër papunësisë së të rinjve në të gjithë Evropën. Shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve në Evropë me 30, 40, ose deri në 60 për qind e ka nxitur kancelaren, që në vizitën e kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy në Berlin të hënën (05.02.2013) të njoftonte kërkesat e përbashkëta për ndryshime në buxhet.

Për të financuar këto shpenzime, qeveria federale dëshiron të bëjë kursime të konsiderueshme në politikën rajonale. Një objektiv, që është i diskutueshëm në Gjermani, thotë analisti financiar i BE-së, Friedrich Heinemann. Sepse kryesisht landet kanë qenë deri tani përfituesit më të mëdhenj të subvencioneve rajonale, sidomos po të kemi parasysh subvencionimin për vite me rradhë të landeve të reja në lindje. "Joshja nga perspektiva e shteteve federale, është se pagimi i kontributeve për Bashkimin Evropian hiqet nga të ardhurat tatimore të federatës". Ndërsa qeveria gjermane insiston në reduktimin e shpenzimeve, landet janë për marrjen e parave nga fondet rajonale dhe strukturore të Brukselit. "Gjermania nuk flet me një zë", thotë analisti Heinemann - i cili për këtë arsye politikën evropiane të Gjermanisë - nuk e konsideron fare të besueshme, por si skizofrene".