1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Evropa në të ardhmen duhet të përkthehet në gjermanisht

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjermane në Karlsruhe për Marrëveshjen e Lisbonës është temë qendrore në të përditshmet gjermane

Salla e Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe.

Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe kumtoi, se Marrëveshja është në harmoni me Kushtetutën gjermane, por duhet të sigurohet një angazhim më i madh i parlamentit, Bundesagut, dhe Këshillit të Federatës, Bundesratit.

'Frankfurter Rundschau' lidhur me këtë lexojmë:

"Me tërheqjen e vërejtjes për forcimin e së drejtës për bashkëpjesëmarrje Gjykata Kushtetuese foli si të shihte se çfarë ndjejnë shumë deputetë për të cilët miratimi i Marrëveshjes së Lisbonës nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Ata në të ardhmen do të kenë si asnjëherë më parë më tepër kompetenca në çështjet evropiane. Ata do të kenë më shumë punë. Dhe atëherë duhet të marrin fund edhe ankimet nga ligjvënësi i varfër gjerman, i cili rregullisht mbetet nën hije nga vendimet e marra në Brukselin e largët".


Ndërkaq nga 'Süddeutsche Zeitung' po për këtë shkëpusim:


"Vendimi është me siguri vendimi më parimor që është marrë ndonjëherë në Karlsruhe. Evropa në të ardhmen duhet të përkthehet në gjermanisht. Deputetët duhet të mësojnë që të merren me yjet evropiane. Vendimi kërkon nga ata që Evropa mos të lihet thjeshtë në duart e burokratëve në Bruksel, Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian. Vendimi i kërkon Bundestagut gjerman më shumë demokraci. Ky vendim spektakolar dhe i mençur i Karlsruhes ia del mbanë që të mos pengojë procesin e integrimit evropian, por me një ndalesë të vogël në Gjermani, ta bëjë atë më frytdhënës edhe në aspektin demokratik". (dpa/era/pp)




  • Data 01.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IekB
  • Data 01.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IekB