1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Evropa në bazë - Komisari i BE-së për zhvillimin Michel viziton një shkollë

Edhe pse shkolla është 30 kilometra larg qendrës së Bashkimit Evropian në Bruksel, për shumë nxënës BE është e panjohur. Pandaj Komisari i BE-së donte ta ndryshonte këtë situatë duke u shfaqur vetë para nxënësve.

Komisari i BE-së për zhvllimin Louis Michel

Komisari i BE-së për zhvillimin Louis Michel

Më 9 maj Bashkimi Evropian festoi Ditën Evropiane. Me këtë festë përkujtohet 9 maji i vitit 1950. Në këtë ditë ministri i jashtëm francez Robert Schumann propozoi krijimin e një komuniteti të përbashkët për qymyrin dhe çelikun. Ky propozim njihet si Deklarata e Shumanit, që i dha mundësinë krijimit të Unionit të Montanës, themelit të Bashkimit të sotëm Evropian. Moto e festës këtë vit ishte : Evropa në bazë. Nën këtë moto u zhvillua edhe vizita e Komisarit për çështjet e zhvillimit të BE-së në një shkollë në qytetin belg Ottignies.

Si ambasador në çështjet e Evropës shkoi komisari i BE-së për çështjet e zhvillimit Louis Michel, ditën e premte në Gjimnazin Christ-Roi në Ottiginies, një qendër e vogël rreth 30 km në perëndim të Brukselit. Rreth 50 nxënës ishin ulur të shpenguar në oborrin e shkollës. Një kënaqësi për Louis Michel, të zerë vend para një publiku kaq të ri.

„Unë do të thoja se jam kthyer në një si lloj traineri në çështjet e Bashkimit Evropian. Eshtë shumë e lehtë t`i bindësh të tjerët për Evropën, argumentet tona janë kaq të kthjellta sa që shumë nxënës kthehen në luftëtarë militantë të çështjeve evropiane kur zhvillohen raunde të tilla diskutimi për Evropën. Dhe kjo është ajo që duam në, një brez luftëtarësh për Evropën.“

Nxënësit e gjimnazit në Ottiginies angazhohen prej vitesh në ndihmat për zhvillim. Projekti i tyre i fundit është ndërtimi i një qendre kulture dhe arsimi në qytetin e vogël Koudougou në Burkina Faso. Ky shtet afrikanoperëndimor bën pjesë në vendet më të varfëra të botës. Nxënësit kanë mbledhur 75.000 euro nëpërmjet aktiviteteve bamirëse, shitjeve në tregun e vitit të ri dhe në aksionet e tjera për mbledhjen e dhurimeve. Në pranverë 46 nxënës dhe mësues shkuan në Burkina Faso dhe vendosën atje gurin e themelit për projektin e tyre. Një angazhim që duhet marrë shembull, thotë komisari Michel, i cili prandaj ka zgjedhur këtë shkollë për të zhvilluar vizitën e sotme, në Ditën e Evropës.

„Ky është një projekt i mrekullueshëm. Nxënësit ishin vetë në Burkina Faso dhe panë se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar njerëzit atje. Ky është një lloj misionimi në çëshjet e multikulturës. “

Drejtoresha e shkollës Pierre Gérien gëzohet për vizitën e Komisarit megjithëse i duhet të pranojë se deri tani nuk ka guxuar t`i drejtohet Komisionit të BE-së për të ndihmuar në projektin e nxënësve.

„Për ne Komisioni i BE-së është i lidhur me takime të nivelit të lartë të BE-së. Ai është një aparat super i madh dhe ne e kemi ndjerë veten si miza para tij. Ne nuk guxonim të trokisnim në derë. Por ne pamë sot se edhe kjo mund të bëhet. Prandaj ne do i prezantojmë projektet tona BE-së dhe nëse marrim ndonjë ndihmë dhe prej tyre atëherë aq më mirë.“

Pas kërkesës së disa nxënëse Komisari i BE-së shpjegon systemin e bollshëm të kontrollut të BE-së, i cili kujdeset që ndihmat financiare që jep Brukseli të shkojnë atje ku është vërtet e nevojshme.

Nxënesja Noémie mendon se : „Komisari donte me siguri që të bënte reklamë për BE-në. Por megjithatë duket se atje në BE janë duke bërë shumë, dhe kjo është një gjë e mirë."

  • Data 10.05.2008
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DxvS
  • Data 10.05.2008
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DxvS