1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Evropa ka sukses vetëm e bashkuar!"

Kancelarja gjermane Angela Merkel, i është përgjigjur kritikave të ashpra që kanë të bëjnë me menaxhimin e krizës së euros, me një plan nëntëpikësh.

Merkel dha ditën e mërkurën (15 dhjetor) një deklaratë qeveritare

Merkel dha ditën e mërkurën (15 dhjetor) një deklaratë qeveritare

Ndihmat emergjente për vendet e euros të goditura nga kriza, do të jenë edhe në të ardhmen "mjeti i fundit", që do të përdoret, tha Merkel ditën e mërkurë (15 dhjetor) në një deklaratë qeveritare mbajtur para parlamentit gjerman (Bundestag), në kuadër të takimit të nivelit të lartë të BE-së, që pritet të zhvillohet. Por opozita e akuzoi kancelaren se nuk e merr seriozisht sa duhet krizën.

Udhëheqësi socialdemokrat i opozitës Frank-Walter Steinmeier

Udhëheqësi socialdemokrat i opozitës Frank-Walter Steinmeier

Merkel optimiste për shpëtimin e euros

Evropa është në krizë, dhe konsensusi tradicional që sundon në parlamentin gjerman për politikën evropiane nuk e ka shumë të gjatë. Kjo fillon që me vlerësimin sa e thellë është kriza në përgjithësi. Kancelarja Angela Merkel këmbëngul, duke thënë se euro e ka dëshmuar veten si monedhë e qëndrueshme. Dhe në takimin e nivelit të lartë të BE-së, që pritet të mbahet do të merren vendimet e duhura për të ruajtur këtë stabilitet. „Unë jam e sigurt, se nesër do të biem dakord në mënyrë prezice për kushtet e paktit, për mekanizmat e vazhdueshëm dhe në këtë mënyrë do të arrijmë sigurinë e duhur dhe qartësinë ligjore.“

Kërkesës së disa vendeve anëtare për bono të përbashkëta evropiane, Merkel i dha edhe një herë një refuzim të qartë. Por ajo ripërsëriti një parim të vjetër të politikës evropiane të Gjermanisë: „Kërkush në Evropë nuk do të lihet vetëm, kërkush në Evropë nuk do të lihet të bjerë, Evropa ka sukses vetëm nëse jemi së bashku dhe unë e theksoj: Evropa ka sukses vetëm e bashkuar.“

Volker Kauder, Kryetari i fraksionit kristiandemokrat

Volker Kauder, kryetari i fraksionit kristiandemokrat

Opozita gjermane kritikon politikën monetare evropiane

Kancelarja gjermane nuk tha asnjë fjalë për kërkesën e Bankës Qëndrore Evropiane për të rritur kapitalin. Ndërkohë udhëheqësi socialdemokrat i opozitës Frank-Walter Steinmeier foli për një sinjal alarmues. Banka Qendrore Evropiane ka blerë në sasi të madhe bono shtetërore të parrjedhshme, dhe tani ky është çmimi për këtë, tha ai. „Nëse qeveritë në Evropë nuk arrijnë këto ditë vendime të rëndësishme, ose nëse vazhdojnë vetëm të presin që Banka Qendrore Evropiane të bëjë atë që ka bërë ditët ë fundit, do apo jo, atëherë ajo nuk mund të pengojë që të kthehet në Evropë në Bad Bank …“

Deklaratat e Steinmeierit u kundërshtuan nga kryetarja e fraksionit të liberalëve Birgit Homburger. Ajo i përdori ato për të akuzuar Steinmeierin se duke folur kështu sjell krizën e Bankës Qendrore Evropiane. Kurse Steinmeier tha se nuk është duke parë që qeveria të veprojë në mënyrë të vendosur. „Kjo nuk është politikë, kjo nuk është të mbash përgjegjësinë për krizën më të thellë evropianë, që kam përjetuar unë.“

Për kryetarin e fraksionit socialdemokrat, Evropa ndodhet para marrjes së një vendimi dramatik: nëse do të lejojë të bjerë në nivelin e vjetër të shteteve nacionale- apo: „Do të ketë guximin që të arrijë hapin tjetër të madh evropian. Nëse do ta kapërcejmë Evropën e shteteve nacionale duke e zhvilluar edhe më tej këtë Bashkim Evropian në një union politik. Kjo është çështja që kemi në rend të ditës dhe para kësaj çështjeje nuk mund të fshihemi.“

Deutschland Wirtschaft Steuer Birgit Homburger FDP Pressekonferenz

Birgit Homburger, kryetarja e fraksionit të liberalëve

Kryetarja e fraksionit të Partisë "E Majta", Gesine Lötzsch, shprehu madje dyshime për motivet e kancelares. "Ju nuk shtyheni nga Evropa e përbashkët, paqësore. Ju shtyheni më shumë për të shpëtuar investimet gjermane në bankat e këtyre vendeve.“

Euro mbetet monedha gjermane - reagime ndaj zërave pro markës

Të gjelbërit, ishin të vetmit që kërkuan bonot evropiane, pra obligacione të përbashkëta të vendeve të euros. Në këtë mënyrë mund të arrihet që niveli i përqindjeve në Evropë të bjerë dhe që vendet e veçanta evropiane të mos çlirohen nga përgjegjësia e politikës së tyre financiare, tha shefi i fraksionit të Të gjelbërve, Jürgen Trittin. „Një instrument të rëndësishëm për të vendosur më shumë stabilitet, ju nuk e morët parasysh. Dhe kjo është arsyeja pse Gjermania nën drejtimin tuaj, e dashur zonja Merkel, është bërë ndërkohë shumë jopopullore brenda Bashkimit Evropian“.

Kancelarja gjermane Merkel, ndodhet po ashtu nën presion edhe nga pala tjetër. Rrethet koncervatoro- nacionaliste dhe disa publikime të shquara gjermane, kërkojnë prej disa kohësh kthimin e markës gjermane. Kryetari i fraksionit kristiandemokrat dhe konservatori Volker Kauder është kundër: "Monedha gjermane është Euro, dhe atë ne e duam dhe do ta mbajmë. Për këtë kushdo mund të mbështetet tek ne të nderuar zonja dhe zotërinj.“

Autor: Peter Stützle/ Aida Cama

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 16.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Qcgz
  • Data 16.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Qcgz