1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Evropa kërkon ta detyrojë Birmaninë të lejojë ndihmat

Ministrat e ndihmës për zhvillim të vendeve të Bashkimit Evropian duan nëpërmjet një strategjie të dyfishtë të nxisin juntën ushtarake në Birmani që të heqë dorë prej qëndrimit të vet bllokues.

Ministrja gjermane e ndihmave për zhvillim Heidemarie Wieczorek-Zeul duke folur me sekretaren franceze të shtetit për çështje të jashtme Rama Yade në Bruksel, 13 maj 2008

Ministrja gjermane e ndihmave për zhvillim Heidemarie Wieczorek-Zeul duke folur me sekretaren franceze të shtetit për çështje të jashtme Rama Yade në Bruksel, 13 maj 2008

Ministrat e ndihmës për zhvillim të vendeve të Bashkimit Evropian janë të zemëruar prej refuzimit të pushtatmajtësve birmanezë për të ndihmuar në mënyrë të tërësishme dhe joburokratike viktimat e ciklonit. Mbledhja urgjente është shprehje e kësaj pakënaqësie dhe njëkohësisht dëshmi për pafuqinë e vet, për faktin se sa pak mund të bëjnë në këtë moment evropianët kundër juntës ushtarake, e cila e merr peng popullin e vet edhe në nevojë.

Dymbëdhjetë ditë kanë kaluar qëkurse cikloni tropikal shkatërrimtar Nagis kaloi nëpër jugun e Birmanisë, por ndihma vjen ende ngadalë, revoltohet ministrja gjermane e ndihmës për zhvillim Heidemarie Wieczorek-Zeul. Ajo kërkon prej pushtetmbajtësve në vendin aziatikojugor...

"...që junta t'ii hapë kufijtë në atë masë, saqë të mund të jepet ndihmë dhe para së gjithash të bëjë gjithçka në mënyrë që njerëzit të mbrohen. Sepse ekziston rreziku i një vale të re të vdekurish dhe viktimash, dhe kjo duhet shmangur."

Mbi 30.000 vetë humbën jetën nga stuhia tropikale, thonë autoritetet vendase. Organizatat e ndihmave supozojnë, se shifrat e vërteta mund të jenë më të larta. Por megjithëse cikloni ka mbaruar kërcënimi vazhdon. Deri në 1,5 milionë njerëz janë pa strehë, pa uj të pijshëm të pastër, pa furnizim të mjaftueshëm me barna, kanë nevojë për ndihma ushqimore, të cilat hyjnë në vend me kufizime dhe edhe kur hyjnë me kushte të rrepta. Diktatura ushtarake kërkon të kontrollojë gjithçka.

"Ne duam që njerëzit ta ndiejnë se po kërkohet të shpëtohen ata dhe nuk po ndiqen synime që kërkon t'i ndjekë junta."

Por deri tani të gjitha thirrjet ndërkombëtare nuk u kanë bërë përshtypje gjeneralëve. Për këtë arsye Bashkimi Evropian do të përpiqet ta fusë në darë diplomatikisht regjimin. Nga njëra anë do të rritet trysnia në Këshillin e Sigurimit që pushtatmbajtësit në vendin e prekur nga katastrofa natyrore të detyrohen të lëshojnë pe. Bojkotimi i ushtarakëve duhet të marrë fund, kërkon i ngarkuari i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme Javier Solana: "Mund ta merrni me mend se çfarë është më e rëndësishmja në këtë moment: dërgimi i ndihmës humanitare në vend. Këtu karta e Kombeve të Bashkuara na ofron disa mundësi për arritjen e kësaj pikërisht në ato raste kur qeveritë e atyre vendeve refuzojnë hyrjen e ndihmave pas katastrofave natyrore."

Por deri tani kanë dështuar të gjitha përpjekjet për nxjerrjen e një rezolute të Këshillit të Sigurimit dhe për vënien nën trysni të regjimit. Kina dhe Rusia kanë qenë kundër dhe instanca më e lartë e Kombeve të Bashkuara duhet të vendosë njëzëri.

Për këtë arsye Bashkimi Evropian nuk i var shpresat vetëm tek kjo kartë. Në të njëjtën kohë ai ngarkoi komisionerin Loius Michel të udhëtojë në Birmani për të arritur me anë të bisedimeve me autoritetet lehtësi për ndihmësit.

DW.COM

  • Data 14.05.2008
  • Autor Peter Heilbrunner / Brüssel (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DzIO
  • Data 14.05.2008
  • Autor Peter Heilbrunner / Brüssel (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DzIO