1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Udhëtimet janë kripa e jetës

23 Korrik 2017

Udhëtimet mund të jenë shumë të ndryshme. Por pavarësisht nga lloji - çdo udhëtim të ndryshon jetën, mendon Carmen-Francesca Banciu.

https://p.dw.com/p/2h17Z
Carmen-Francesca Banciu, Autorin
Fotografi: Marijuana Gheorghiu

Sapo zgjaten ditët dhe drita dhe dielli bëhen më të fuqishëm, ne duam të lëshohemi jashtë, të dalim nga banesat. Ne na hipën dëshira e madhe për t'u lëshuar drejt pafundësisë së botës. Papritmas, ne jemi të gatshëm për të injoruar pengesat dhe vështirësitë. Dhe për të marrë vullnetarisht rreziqe në konsideratë.

Ç'është kjo dëshirë dhe pse na mbërthen? Të rinj ose pleq, të pasur apo të varfër. Të arsimuar ose më pak të arsimuar. Vetëm apo me familje - dëshira i kap të gjithë.

Dëshira për të udhëtime është e lashtë

Për një kohë të gjatë pelegrinazhet konsideroheshin si udhëtime të vërteta plot me sakrifica të mëdha që i bënin edhe njerëzit e zakonshëm, ndërsa udhëtimet edukative ishin për njerëzit e shtresës së lartë. Sot pothuajse të gjithë mund të bëjnë udhëtime turistike. Udhëtimet konsiderohen zakonisht si pasurim, si shërim, si forcim karakteri, zgjerim njohurish, si efekt pozitiv.

Türkei Hafen Alanya
Fotografi: picture alliance/Arco Images/P. Goll

Nëse Odisea ka ekzistuar vërtetë nuk dihet. Megjithatë, kthimi i tij përshkruhet nga Homeri si gabim dhe që nga kohët e lashta transmetohet si pronë e rëndësishme kulturore. Ndoshta kjo është shprehja e një skepticizmi të shëndoshë si kundërpol ndaj dëshirës dhe euforisë për udhëtime.

Dëshira për të udhëtuar si ëndërr

Kolumbi, Marko Polo oapor Amerigo Vespucci, Vasco da Gama, Magelani, Alexander von Humboldt - të gjithë ata bënë zbulime dhe i bënë një shërbim të madh njerëzimit.

Pionierja e turizimit Nellie Bly donte të hidhte poshtë paragjykimet ndaj grave dhe në vitin 1890 përshkoi vetëm me një valixhe dhe një fustan të qepur apostafat, bëton për 72 ditë, 6 orë dhe 11 minuta - më shumë se Files Fugu i romanit të Zhyl Vernit, të cilit iu deshën 80 ditë për këtë. 

Për evropianolindorët që kanë jetuar të izoluar në diktaturë udhëtimet janë një gjë e jashtëzakonshme. Dikur për shembull në Rumani njerëzit e zakonshëm nuk kishin as pasaporta dhe as leje për të dalë jashtë vendit. Njerëzit si unë i bënin udhëtimet ne imagjinatë përmes librave apo filmave që shihnim.

Vajtja në vende të tjera, të afërta apo të largëta, lidhej me konceptim e lirisë dhe përfytyrimin e fatit. Kjo ndryshoi me anëtarësimin në BE.

Traditë e gjatë në Gjermani

Në Gjermani dëshira për të zbuluar vise dhe vende të tjera është tepër e madhe. Këtu prindërit i dërgojnë fëmijët pas përfundimit të shkollës jashtë vendit që të punojnë si vullnetarë për rindërtimin e zonave të luftës apo për të bërë praktikë në ndonjë vend të largët. Kjo i mëson ata si të mbijetojnë në një kulturë të huaj, si të përgatiten për të marrë përgjegjësi për provimin e jetës.

Unë miq që përpara se to shkojnë në ndonjë vend lexojnë libra të tërë për historinë, letërsinë, kulturën e vendit ku shkojnë. Ata thithin njohuri për vendin ku shkojnë, madje mësojnë edhe ca fjalë nga gjuha e vendit.

Betriebsausflug - Kanufahrt Hamburg
Edhe pse shumica jonë duan të udhëtojnë, ne i përbuzim turistët.Fotografi: picture-alliance/dpa/Ino

Por njoh edhe njerëz që nuk janë të pranishëm në vendin që shkojnë se e kanë mendjen të bëjnë fotografi dhe t'i postojnë në Facebook. Apo që kanë me vete një listë me gjërat që duhet të shikojnë dhe i vizitojnë ato me shpejtësi rrufeje.

Parajasat e vogla

Edhe pse shumica jonë duan të udhëtojnë, ne i përbuzim turistët. Harrojmë se dhe ne vetë jemi të tillë, kudo ku nuk jemi në shtëpi. Ne duam të gjejmë vende ku natyra është e paprekur, plazhet bosh, muzeumet në dispozicionin tonë. Madje shumë do të donin edhe edhe një Greqi pa grekë. Disa njerëz shkojnë në vende të largëta për të shijuar atje në tokë të huaj në mesin e bashkatdhetarëve të tyre ato gatime që i njohin nga vendi i tyre. Dhe vrasin mendjen se si mund ta ndryshojnë parajsën e vogël dhe ta shndërrojnë në një vend të njohur.

Ka udhëtime të mëdha dhe të vogla që na çojnë në pafundësinë e botës, ose në botën tonë të brendshme. Ato mund të shndërrohen të gjitha në aventura të mëdha. Pa marrë parasysh përse vendosim, ato do të lënë gjurmë, sepse: na ndryshojnë, rinojnë, na zbukurojnë jetën tonë, nëse ne takohemi me botën dhe njerëzit e saj me kureshtje.

 

Carmen-Francesca Banciu është shkrimtare dhe docente rumuno-gjermane. Që nga nëntori i vitit 1990 ajo jeton si shkrimtare e pavarur në Berlin dhe ofron seminare për shkrim kreativ. Që nga viti 1996, ajo shkruan edhe në gjuhën gjermane. Së fundi ajo ka botuar libra  "Erë e lehtë në Parajsë" dhe "Berlini është Parisi im - Tregime nga kryeqyteti".