1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Evropa heq kufinjtë e brendshëm

Këtë të premte në kuadër të marrëveshjes së Shengenit hiqen kontrollet kufitare ndërmjet vendeve të reja anëtare të BE-së dhe atyre të vjetra.

Harta e re e Evropës pa kufinj

Harta e re e Evropës pa kufinj

Kjo datë përmban një forcë të madhe simbolike për miliona njerëz në Lindje të Evropës, që jetuan me dhjetëra vjet pas perdes së hekurt. Por në rradhë të parë hapja e kufinjve të brendshme ka rëndësi praktike. Vetëm në kufinjtë ndërmjet Gjermanisë, Polonisë dhe Çekisë në nëntë muajt e parë të 2007 kanë kaluar kufirin 174 milionë njerëz.

Kryeministri hungarez Ferenc Gyurcsany heq barrierën nga kufiri hungaro-austriak

Kryeministri hungarez Ferenc Gyurcsany heq barrierën nga kufiri hungaro-austriak

Lehtësime për turistët

Turistët amerikanë dhe japonezë nuk mund të besojnë, se sa kufinj mund të kalojnë në Evropë pa u nevojitur të tregojnë pasaportë. Kjo nuk ndodh diku tjetër në botë. Shkak i mjaftë ky, që presidenti i komisionit të BE-së, Manuel Barroso, të jetë euforik për zgjerimin e zonës së Shengenit. "Nga 21 dhjetori do të jetojmë dhe do të levizimin në një territor pa kufinj të brendshëm brenda 24 vendeve. Kjo është një arritje historike. Heqja e kufinjve të brendshëm u ofron mundësi të reja atyre, që jetojnë këtu, që udhëtojnë privatisht apo me shërbim. Prandaj unë mendoj, se ky zhvillim nuk ka vetëm rëndësi simbolike."

Policë gjermanë dhe çekë kryejnë kontrollet e fundit, 20 dhjetor Schmilka-Hrensko

Policë gjermanë dhe çekë kryejnë kontrollet e fundit, 20 dhjetor Schmilka-Hrensko

Siguria nuk mund të jetë kurrë 100 përqind

Nga sindikatat e policisë të shteteve të deritanishme anëtare dëgjohen këto ditë zëra të tjerë. Ata kanë frikë, se edhe trafikantët e automjeteve, kriminelët në arratisje dhe emigrantët ilegalë mund të lëvizin më kollaj përmes kufinjve. Sa më shumë vende që të hyjnë në marrëveshjen e Shengenit, aq më e pakontrollueshme është situata. Por Frisco Roscam Abbing, zëdhënës i komisionit evropian për sektorin e "sigurisë dhe të drejtesisë" kundërshton: "Askush nuk mund të garantojë një siguri njëqindpërqind. Kjo nuk ka qenë e mundur para Shengenit dhe nuk do të jetë e mundur as pas tij. Do të ketë gjithnjë njerëz, që përdorin mjete ilegale. Prandaj ne përpiqemi, që të mbrojmë mirë sidomos kufinjtë e jashtëm. Për këtë kemi teknologji dhe njerëz të përgatitur në mënyrë të shkëlqyeshme."

Ministrat e brendshëm të BE-së diskutojnë për sigurinë në Evropë

Ministrat e brendshëm të BE-së diskutojnë për sigurinë në Evropë, Drezden janar 2007

Bashkëpunimi policor në rritje

Kufinjtë e jashtëm të Shëngenit do të kalojnë ndër të tjera edhe ndërmjet Polonisë dhe Bjellorusisë. Në të njëjtën kohë ndërmjet shteteve anëtare duhet përmirësuar bashkëpunimi policor. Ky do të mundësohet përmes një sistemi të përbashkët, ku të jenë regjistruar të gjithë kriminelët e kërkuar. Por ai është i vjetëruar, është i viteve 90. Ekspertët i kishin kërkuar BE-së, që të priste për hapjen e Shengenit derisa të përgatitej sistemi kompjuterik. Frisco Roscam Abbing kundështon: "Nuk është e nevojshme të presim deri në vitin 2008, kur të jetë gati sistemi, sepse të gjitha analizat në shtetet e reja anëtare kanë treguar, se i përmbushin kriteret e domosdoshme. Hapja e kufinjve të brendshëm garanton siguri. Sepse kufinjtë e jashtëm, që bëhen edhe kufinjtë tanë të jashtëm, janë të siguruar në mënyrë të mjaftueshme."

  • Data 21.12.2007
  • Autor Barbara Mohr
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cerm
  • Data 21.12.2007
  • Autor Barbara Mohr
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cerm