1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Evropa bën thirrje për armëpushim në Lindjen e Mesme

Ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian bëjnë thirrje për armëpushim të përkohshëm midis Izraelit dhe grupit islamik Hamas në mënyrë që të bëhet e mundur hyrja e ndihmave humanitare në Gaza.

default

Bombardime në Gaza

Diskutimet në BE u përqëndruan në hollësitë për atë se sa duhet të zgjaste armëpushimi dhe se si mund të kalonin palët në një armëpushim afatgjatë, thanë diplomatët.

Megjithatë, zëdhënësi i kryeministrit izraelit, Ehud Olmert, Mark Regev, i tha agjencisë gjermane të lajmeve, DPA se Izraeli e ka hedhur tashmë poshtë idenë e një armëpushimi 48-orësh, e propozuar kjo prej ministrit të jashtëm francez, Bernar Kushner (Bernard Kouchner). Ishte kryetarja e radhës e Bashkimit Evropian, Franca, ajo që e kërkoi të hënën në mbrëmje mbledhjen urgjente të diplomatëve të Bashkimit Evropian si përgjigje ndaj dhunës në rritje në Lindjen e Afërme.

Bernard Kouchner

Bernard Kushner, ministri i jashtëm francez

BE kërkon hapjen e rrugëve për ndihma humanitare në Gaza

Përparësi e Bashkimit Evropian është ndërmjetësimi i dhënies fund luftimeve dhe kthimi në paqen e negociuar prej ndërmjetësve egjiptianë në muajin qershor, u shprehën zyrtarë francezë para hapjes së takimit. 27 vendet e Bashkimit Evropian duan gjithashtu që të rihapen pikëkalimet kufitare në Rripin e Gazës për kalimin e ndihmave humanitare, të mbyllura këto që prej fillimit të bombardimeve ajrore izraelite të shtunën.

Ministri i jashtëm i Luksemburgut, Zho Aslborn (Jean Asselborn) u shpreh në kanalin e parë televiziv gjerman, ARD: "Besoj se Bashkimi Evropian duhet të japë sonte një sinjal të qartë. Dhuna duhet të dënohet prej të dyja palëve."

Jean Asselborn Außenminister Luxemburg

Zho Aselborn, ministri i jashtëm i Luksemburgut

Nga ana e tyre ministrat e jashtëm Kushner dhe Shtajnmajer, ky i fundit nuk kishte ardhur në takimin e Parisit, bënë thirrje në telefonata të ndryshme me zyrtarë të lartë izraelitë, egjiptianë dhe sirianë për një armëpushim të përkohshëm për të lejuar punonjësit e ndihmave që të hyjnë në Rripin e Gazës.

Ministri i jashtëm luksemburgas, Zho Aselborn vëren: "Së pari duhet ditur se as këtu në Paris, si gjetiu në botë, nuk ka ndonjë buton, ku një njeri apo vend të shtypte për t'u dhënë fund këtyre mizorive. Por ne do të përpiqemi. Ju e dini për shembull që në Gazë nuk do të ishte e mundur që të mbijetonin një milion e gjysmë vetë pa ndihmën e Bashkimit Evropian. Ne kemi ndërtuar një partneritet shumë të veçantë me Izraelin; pra Izraeli dëshiron thellësisht të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian. Mendoj se këto dy letra ne duhet t'i shfrytëzojmë dhe të përpiqemi të ushtrojmë trysni mbi të dyja palët në mënyrë që këto mizori të pushojnë."

DW.COM

  • Data 31.12.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GPkC
  • Data 31.12.2008
  • Autor Elert Ajazaj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GPkC