1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Evropa është shtëpia jonë e madhe!" - Fjalimi i presidentit gjerman për Krishtlindjet

Kreu i shtetit gjerman në fjalimin e tij të Krishtlindjeve drejton një apel të rëndësishëm kundër racizmit. Në të njëjtën kohë ai lëvdon gjermanët për gatishmërinë për ndihma.

(ACHTUNG - SPERRFRIST: Die Bilder sind freigegeben für Online-Verwendung ab 24.12.2011, 0:01 Uhr.) Bundespräsident Christian Wulff steht am Mittwoch (21.12.2011) in Berlin bei der Aufzeichnung der Weihnachtsansprache des Bundespräsidenten vor einem Christbaum. Foto: Bundespresseamt/Jesco Denzel +++(c) dpa - Bildfunk+++

SPERRFRIST Deutschland Weihnachten Bundespräsident Christian Wulff im Schloss Bellevue in Berlin

"Gëzuar krishtlindjet" uron presidenti gjerman Christian Wulff me seriozitet, ndërsa fjalimi është një fjalim serioz krishtlindjesh. Njerëz nga e gjitha Gjermania ka ftuar presidenti gjerman në kështjellën Bellevue, aty dallohen qartë edhe ata me prejardhje të huaj. Janë burra dhe gra që e kanë impresionuar atë dhe gruan e tij, tha presidenti. Njerëz që angazhohen me mënyra të ndryshme për të tjerët duke kontribuar kështu "në unitetin e shoqërisë".

Theksim i solidaritetit me Europën

Solidariteti është vendimtar edhe për të ardhmen, thotë presidenti gjerman. Sepse njerëzit në Gjermani shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ata shqetësohen për krizën e borxheve, për unitetin e Europës. Pikërisht në kohën kur presidenti thotë këto fjalë, qan një foshnjë që mbahet në krahë nga e ëma. "Europa është shtëpia jonë e madhe dhe trashëgimia jonë e çmuar. Ajo qëndron për vlerat e mëdha të lirisë, të drejtave të njeriut dhe sigurisë sociale." thotë kreu i shtetit gjerman, gati me tone betimi.

(ACHTUNG - SPERRFRIST: Die Bilder sind freigegeben für Online-Verwendung ab 24.12.2011, 0:01 Uhr.) Bundespräsident Christian Wulff (M) steht umgeben von Gästen am Mittwoch (21.12.2011) in Berlin bei der Aufzeichnung der Weihnachtsansprache des Bundespräsidenten vor einem Christbaum. Zur Ansprache des Bundespräsidenten waren rund 60 Bürger ins Schloss Bellevue eingeladen. Foto: Bundespresseamt/Jesco Denzel +++(c) dpa - Bildfunk+++

SPERRFRIST Deutschland Weihnachten Bundespräsident Christian Wulff im Schloss Bellevue in Berlin

Nuk ka vend për urrejtje ndaj të huajve në Gjermani

Presidenti gjerman prek edhe temën e serisë së vrasjeve në vite nga neonazistët, të bëra të njohura këtë vit. Të gjithë në Gjermani duhet të jetojnë të sigurtë. "Aq më tepër, na ka shokuar që kriminelë të verbuar nga racizmi kanë vrarë me plan njerëz me prejardhje të huaj. Nuk kemi menduar se kjo do të ishte e mundur. " Bisedat e tij me anëtarë të familjeve të viktimave e kanë prekur thellë, thotë presidenti. Shumë jo vetëm që nuk humbën njeriun e dashur, por janë vënë vetë nën dyshim. "Por në vendin tonë nuk ka vend për urrejtjen kundër të huajve, dhunën dhe ekstremizmin politik."

Duke iu drejtuar qytetarëve që e ndjekin fjalimin e presidentit para televizorëve në Natën e Krishtlindjeve, presidenti gjerman thekson se varet nga gjithsecili prej nesh, se çfarë klime sundon në ambientin e tij, dhe kërkon "hapje kundrejt të huajit dhe të huajës".

Wulff falënderon ushtarët

Një shoqëri e hapur, vazhdon Wulff, merr përsipër përgjegjësinë edhe për mirëqenien e njerëve në anë të tjera të botës. "Ne kujtojmë sot edhe ata që janë larg shtëpisë, dhe angazhohen për paqen, sigurinë dhe për një jetë në dinjitet, pra ushtaret dhe ushtarët tanë".

Bundespräsident Christian Wulff spricht am Donnerstag (22.12.2011) während einer Pressekonferenz im Schloss Bellevue in Berlin. Wulff hat sich für seinen bisherigen Umgang mit der Kreditaffäre entschuldigt. Foto: Michael Kappeler dpa/lbn +++(c) dpa - Bildfunk+++

Pressekonferenz Bundespräsident Christian Wulff pixel

Gjermanët gëzojnë në botë një emër të mirë, edhe sepse gati askund në botë nuk ka një gatishmëri kaq të madhe për të ndihmuar - si në raste katastrofash ashtu edhe në thirrjet e organizatave humanitare. "Për këtë shumë vetë jashtë më japin falënderimet. Dhe këto falënderime dua t'u jap edhe juve, sepse ju mund të jeni krenarë për vendin tuaj."

Mbi akuzat që prej ditësh kanë pushtuar mediat për afrinë e tij të diskutueshme me miq biznesmenë, presidenti gjerman, Christian Wulff nuk tha asnjë fjalë. Për këtë ai u pozicionua personalisht përpara se të dërgohej fjalimi i regjistruar i krishtlindjeve tek mediat. Në një fjalim për krishtlindjet kjo do të kishte qenë e papërshtatshme.

Autor: Peter Stützle/Lindita Arapi

Redaktoi: Elert Ajazaj