1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Evitohen konfliktet e koalicionit në Greqi – ERF rifillon transmetimet

Radio Televizioni publik në Greqi ka shpëtuar për momentin. Një gjykatë vendosi që ta anulojë mbylljen e televizionit. Radio Televizioni mund të mbyllet vetëm nëse hapet një televizion tjetër, vendosi gjykata.

Pas tri orë e gjysmë negociatash të vështira të tri partive në koalicion, u arrit marrëveshje që të evitohet konflikti i mëtejshëm. Negociatat kishin për bazë mbylljen e televizionit publik ERT. Kryeministri Antonis Samaras vendosipothuajs eme kokën e vet javën e kaluar që ta mbyllë televizionin, i cili është në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit dhe në kundërshtim me rregullat. Gjykata Administrative e vendit e shpalli vendimin e kryeministrit të pavlefshëm. Shefi i PASOK-ut Evangelos Venizelos lidhur me këtë thotë: "Në këtë mënyrë gjykata ka konfirmuar atë që ne socialistët e kemi thënë që në fillim: që qeveria nuk ka të drejtë të veprojë kundër Kushtetutës. Kushtetuta parashikon ekzistencën e një Radio Televizioni publik, i cili informon opinionin grek dhe i ofron atij programe kulturore.“

E pakënaqur ka qenë edhe partia Nea Demokratia, jo vetëm për shkak të mbylljes së ERF por edhe për mënyrën se si është bërë kjo. Fotis Kouvelis, shef i së majtës demokratike pohon: "Çështja e ERT është shumë me rëndësi. Ajo dëshmon se askush në vend nuk mund të jetë mbi ligjin, pra as koalicioni qeveritar."

ERT duhet të rifillojë transmetimet

ERT duhet të rifillojë punën ndërsa qeveria duhet të kujdeset për distribuimin e pogramit. Programi i vjetër mund të zënvendësohet me një të ri, vetëm pasi i riu të fillojë nga puna. Ministri i financave Yannis Stournaras thotë: "Prioriteti i parë i qeverisë janë reformat radikale, të cilat duhet bërë."

Duhet të vazhdojnë pra masat e kursimeve. ERF kushton në vit deri në 300 milionë euro. Ai ka 2700 të punësuar, për të cilët tani janë shtuar shpresat. Ndër ta është edhe redaktori Nikos Megrelis: "Ne ia dolëm ta mundim qeverinë! Kjo është domethënëse, është e pabesueshme. Jam shumë i lumtur.“

Ndërsa bashkëpunëtorja Maria Demerrzia është më pak optimiste:"Para nesh ende është një rrugë e gjatë. Vendimi është i përkohshëm dhe vlenë vetëm përderisa të krijohet një Radio Televizion tjetër.“

Qeveria do të krijojë një strukturë të re gjatë kësaj vere. Detyra e saj do të jetë krijimi i një Radio Televizioni më të vogël dhe që kushton më pak. Ai duhet t'i ketë rreth 1000 bashkëpuntorë.