1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Eva Kopacz: E besuara e Tuskut bëhet pasardhësja e tij

Eva Kopacz bëhet kryeministrja e re e Polonisë. Kryetarja e deritanishme e parlamentit është pas Hanna Suchocka gruaja e dytë që do të drejtojë qeverinë e Polonisë.

Shumë nga kolegët e saj nuk do ta kishin bërë dot. Por Eva Kopacz, në atë kohë ministre e Shëndetësisë në Poloni, shkoi pas rrëzimit të avionit të presidentit me familjarët në Rusi për të identifikuar të vdekurit. Nga rrëzimi i avionit mbi Smolensk të Rusisë në pranverën e vitit 2010 humbën jetën rreth 100 vetë, në mesin e tyre edhe presidenti i Polonisë Lech Kaczynski. Kohën në vendin e rrëzimit të vionit dhe në mjekësinë lijgore Kopacz e ka quajtur "përjetim traumatik". Angazhimi i saj i solli mjekes pediatre respektin e shumë njerëzve.

Tani Eva Kopacz, e lindur në vitin 1956 në një familje punëtore, bëhet kryeministrja e re e Polonisë. Ajo ka mbledhur mjaft përvojë politike. Nga viti 2007 deri 2011 ajo ishte ministre e Shëndetësisë në qeverinë e parë të Donald Tuskut. Që atëherë ajo është kryetare parlamenti. "Ewa Kopacz është për këtë arsye politikanja më e përgatitur për këtë post. Asnjë nga paraardhësit e saj nuk mund të dëshmojnë një përvojë kaq të gjatë si ministër, apo kryetar parlamenti", thotë Boguslav Chrabota, kryeredaktor i gazetës konservatore "Rzeczpospolita".

Kopacz përshkruhet si kompetente dhe e vendosur, por nga disa si e tërhequr. Hrabota nuk e sheh si problem mendimin se asaj i mungon karizma. "Karizma nuk është një parakusht i domosdoshëm për një post të tillë: Kryeministrja duhet të jetë në rradhë të parë një menaxhuese e aftë", thotë gazetari, që mendon se Kopacz i ka këto aftësi

Kompetente dhe e aftë

Ewa Kopacz

Politikisht kryeministrja e re ka shumë afërsi me paraardhësin e saj. Ishte mbi të gjitha besnikëria, që ajo tregoi për Donald Tuskun, shkaku që ai e zgjodhi atë zëvendëskrytaren e parë të partisë liberal-konservatore "Platforma Qytetare" (PO). Ndryshe nga konkurretët e Tuskut brenda partisë si marshali i mëparshëm i Sejm-it (kryetari i parlamentit) Grzegorz Shetyna, apo ish ministri i Drejtëssië, Jarosław Gowin, ajo nuk ka ndërtuar një rrjet të mbështetësve të saa në parti. Në vend të kësaj ajo mori përsipër detyra të vështira, si es maroden Gesundheitswesens. Jo të gjitha detyrat i zgjidhi sipas dëshirës së opozitës, por me aftësinë dhe seriozitetin e saj ajo mund të vertetëjë, se është në gjendje të mbajë qetësinë si në rastin e gripit të derrit, kur u përball me lobin e fuqishëm farmaceutik. Si ministre e Shëndetësisë ajo nuk pranoi të blejë atëherë një vaksinë shumë të shtrenjtë, me shumë të drejtë, siç u konstatua më vonë.

Në opozitën kombëtar-katolike të Jaroslav Kaczynskit ajo u bë një herë e padëshirueshme. Në atë kohë ajo mbështeti një vajzë 14-vjeçare që donte të abortonte pas përdhunimit. Megjithëse i lejuar me ligj në një rast të tillë, shumë polakë e refuzojnë kategorikisht abortin, edhe pas përdhunimeve.

Vazhdim i politikës së Brendshme dhe të Jashtme

Kopacz hyri në politikë në vitin 1994. Ndryshe nga mentori i saj politik, Donald Tusk, ajo nuk u angazhua si studente në lëvizjen antikomuniste "Solidarnosc". Është e para kryeministre në Poloni e socializuar politikisht pas kthesës dhe që mund të veprojë pa paragjykime. Boguslav Hrabota mendon se ajo do të ndjekë linjën e Tuskut si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme. "Unë jam i bindur se ajo do ta drejtojë mirë Poloninë deri në zgjedhjet e reja pas një viti", thotë ai. Nëse me të vërtetë do të fitojë zgjedhjet për partinë e saj, është një çështje tjetër. Shembulli i Angela Merkelit tregon megjithatë se imazhi i një personi të tërhequr mund të të gënjejë.