1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Eurozona mbetet kantier i vazhdueshëm ndërtimi

Ekonomia në zonën e euros po merr vrull dhe ka shumë shenja se krizës po i vjen fundi. Megjithatë ka ende shumë për të bërë.

Lajme të mira: prodhimi ekonomik i Gjermanisë është rritur vitin e kaluar sipas shifrave të fundit të Zyrës Federale të Statistikave më shumë se qe supozuar. Dhe në Francë, ekonomia e dytë më e madhe në zonën e euros, statisticienët arrijnë në përfundime më të mira. Në zonën e euros duket se po stabilizohen tendencat e rritjes ekonomike, këtë e tregojnë edhe të dhënat nga Italia, Spanja dhe Portugalia.

A është pra përsëri gjithçka në rregull? A u kapërcye kriza e gjatë në zonën e euros? Për këto pyetje mund të jepen dy përgjigje të qarta. Së pari: Po, kulmi i krizës është kapërcyer, në sajë të një vërejtje të shkurtër të bërë nga presidenti BQE Mario Draghi para bankierësh krejtësisht të parëndësishëm investimesh në Londër.

Mario Draghi

Mario Draghi

"Në kuadër të mandatit të saj, Banka Qendrore Evropiane është e gatshme të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për të shpëtuar euron. Dhe më besoni, kjo do të jetë e mjaftueshme." Kjo i ndryshoi plotësisht pritshmëritë e tregjeve financiare dhe u dha fund menjëherë spekulimeve në lidhje me vendeve të veçanta - dhe madje në mënyrë aq efektive sa Bankës Qendrore Evropiane as ju desh të blinte bono thesari të shteteve në krizë.

Kriza nuk është tejkaluar ende

Përgjigja e dytë: Jo, ne ende nuk e kemi kapërcyer krizën, sepse ka ende shumë probleme të pazgjidhura. Por të paktën ka shumë fusha veprimi në të cilat shtetet anëtare të eurozonës kanë bërë përparime të jashtëzakonshme, p.sh. Mekanizmi Evropian i Shpëtimit ESM apo Bashkimi Bankar. Nga ana tjetër konsolidimi i fortë i buxhetit buxhetin masat e kursimeve të kërkuara me aq forcë nga qeveria federale, nuk kanë luajtur dhe nuk luajnë ndonjë tol të rëndësishëm. Po ashtu as reformat strukturore nuk kanë qenë aq vendimtare. Edhe pse janë të nevojshme, duhen ende shumë vite që ato të hyjnë në fuqi.

Vendimtare është që vendet periferike janë në rrugë të mirë që të bëhen përsëri konkurruese. Kështu shpenzimet e punës për njësi në Greqi janë ulur që nga kulmi i krizës në vitin 2008 me 18 për qind, në Irlandë me 19 për qind, në Spanjë me 13, në Portugali me të paktën shtatë për qind. Në të njëjtën kohë, këto shpenzime janë rritur me dy për qind në Gjermani, Francë dhe Itali. Në eurozonë duket pra se po nivelohen disbalancat e mëdha që ishin krijuar prej më shumë se një dekade.

S'ka vend për iluzione

Megjithatë s'ka vend për iluzione dhe eurozona do të vazhdojë të mbetet për një kohë të gjatë një kantier ndërtimi. E keqja themelore mbetet fakti që bashkimi monetar u bë përpara bashkimit fiskal dhe para bashkimit politik. Madje edhe nëse sot çdo gjë do të jetë rikthehej në nivelin zero dhe kudo do të kishim të njëjtat paga dhe norma interesi, nuk do të kishte garanci se pas dhjetë vjetësh ne nuk do të gjendeshim prapara të njëjtave probleme si në vitin 2008.