1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Eurovision Song Contest fitohet nga Azerbaxhiani

15 Maj 2011

Gjermania shpresonte që Lena të përsëriste fitoren e Oslos më 2010 edhe në Eurovision Song Contest-in e këtij viti në Dyseldorf. Por kurora asaj iu morr nga duoja e Azerbazhianit.

https://p.dw.com/p/11GKS
Ell dhe Nikki fituan me balladën pop "Running Scared"
Ell dhe Nikki fituan me balladën pop "Running Scared"Fotografi: dapd

Azerbaxhiani është fituesi i 56-të i Eurovision Song Contest (ESC) që u mbajt në Dyseldorf. Ell dhe Nikki fituan me balladën pop "Running Scared", finalen e Grand-Prix kundër 24 konkurentëve të tjerë. Në fund Azerbaxhiani mori 221 pikë. Ky vend i vogël kaukazian fitoi për herë të parë në ESC. Duoja fituese përbëhet nga një 22 vjeçar studenti i pianos dhe një nënë e dy vajzave, 31 vjeçare. "Unë jam njeriu më i lumtur në botë", tha Ell pas fitores. Vitin e ardhshëm ESC zhvillohet në kryeqytetin azerbaxhianias, Baku.

Shfaqje e mrekullueshme
Shfaqje e mrekullueshmeFotografi: picture alliance/dpa

Favoritët kryesorë paraprakisht shiheshin të ishin duoja irlandeze Jedward dhe francezi, Amaury Vassili. Por këta nuk arritën të përziheshin asnjëherë me vendin, e parë gjatë kohës së konkurimit. Në vendin e tyre, arriti Italia e cila mori pjesë pas 14 vjet mungese në Eurovision Song Contest. Raphael Gualazzi mori me këngën jazz "Madness of Love" 189 pikë. Vendin e tretë e morri Suedia me 185 pikë (Eric Saade, "Popular").

Shfaqje e mrekullueshme

Show i madh televiziv që prodhoi televizioni gjerman, ofroi kinema të madhe. Sytë në arenën e Dyseldorfit ishin drejtuar në ekranin LED, i madh 1000 metra katrorë që ndodhej pas skenës. Ai e mbushi skenën me animacione shumëngjyrëshe dhe efekte vizuale. Përveç kësaj pati edhe pyroteknik, shatërvane zjarri dhe shi me konfeti.

Eurovision Song Contest dhe Lena Meyer-Landrut
Eurovision Song Contest dhe Lena Meyer-LandrutFotografi: dapd

Ndryshe nga vitet e fundit, kësaj herë pati vetëm pak këngë folklorike. Një pjesë e madhe e këngëve ishin numra popi konvencionel. Shfaqja u transmetua nga 55 vende. Sipas vlerësimeve 120 milionë teleshikues ndoqën koncertin, 36 mijë e ndoqën direkt në Arena Dyseldorf. Spektakli ka kushtuar 2 milionë euro.

Autor: Christian Walz/Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti