1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Eurosur - mbikqyrje apo mbrojtje për refugjatët?

Bashkimi Evropian do të shpenzojë deri në vitin 2020 një shumë prej 144 miliardë euro për sistemin Eurosur.

Qendra e Eurosur-it, sistemit të ri të kontrollit kufitar të BE -së, gjenden në një zyrë të madhe pa dritare. Një hartë e Evropës në një ekran të madh dominon dhomën e Agjencisë së kufirit të BE-së Frontex në Varshavë. Në hartë sheh shumë pika të vogla të kuqe. " Çdo pikë do të thotë se në sistem ka hyrë një informacion i ri," - thotë Michael Juritsch, koordinatori i projektit Eurosur. Pika e kuqe në hartë nënkupton se në vendin e treguar mund të jenë zbuluar disa trafikantë ose se në atë vend është parë një anije me refugjatë nga Afrika. "Komponenti kryesor i Eurosur është të vërë në dispozicion një rrjet për të frenuar krimin e organizuar dhe për të shpëtuar njerëzit që mund të jenë në rrezik në det." - sqaron Juritsch. Me ndihmën e Eurosur BE-ja beson se mund të reagojë më shpejt ndaj fatkeqësive detare në të ardhmen, si qe rasti në fillim të tetorit të këtij viti kur para ishullit italian Lampedusa gjetën vdekjen të paktën 390 refugjatë afrikanë.

Aktivistët për të drejtat e njeriut: "Kalaja Evropë" po zgjerohet

Bashkimi Evropian do të shpenzojë deri në vitin 2020 një shumë prej 144

Qendra e Frontex në Varshavë

Qendra e Frontex në Varshavë

miliardë euro për sistemin Eurosur. Helikopterë, avionë pa pilot dhe satelitë mbledhin informacione dhe ato përcillen në sistem. Kurse shtetet anëtare të BE-së e kanë vetë në dorë që të përcaktojnë se çfarë informacionesh duan t'u japin të tjerëve. Nëse zbulohet se një varkë është përmbysur dhe refugjatët po mbyten, ndihmësat mund të jenë në vendin e ngjarjes brenda gjashtë orësh.

Organizata Human Rights Watch e akuzon Frontex-in se nuk e ka të qartë se përse duhet Eurosur-i: "Ne kritikojmë faktin se prioriteti për shpëtimin e refugjatëve nuk është përcaktuar qartë." thotë Wenzel Michalsky. Me Eurosur "Kalaja Evropë" po zgjerohet më tej. "Frontex është Big Brother i Detit Mesdhe, se roli i Frontex është t'i pengojë refugjatët, ndërkohë që ky rol duhet të jetë mbrotja e tyre." Po ashtu Human Rights Watch kërkon që të bëhet i qartë respektimi i të drejtave të njeriut.

Eurosur vetëm një kornizë bashkëpunimi

Frontex-i duket se e sheh veten në rolin e "Big Brother" të Mesdheut. Vërtet emri "Eurosur" do të thotë European Surveillance, pra Mbikqyrja Evropiane, por ai nuk është sistem përgjimi dhe mbikqyrjeje, por një kornizë, një mjetet për të siguruar shkëmbimin e informacioneve ndërmjet shteteve anëtare për të siguruar, sqaron Juritsch. Ai nuk beson se Eurosur do t'i pengojë refugjatët që të largohen nga vendet e tyre për në BE.

Eurosur fillon nga puna zyrtarisht më 1 dhjetor 2013. Atëhere pritet të shihet nëse ky do të jetë një mjet tjetër për izolimin e Evropës, apo do të shpëtojë jetë njerzëish si pretendon Frontex. Vendet e BE-së që kufizohen me shtete jo anëtare të BE-së kanë ngritur qendra koordinimi, sepse sistemi mund të funksionojë vetëm në rast se bashkëpunojnë të gjitha forcat kufitare lokale.