1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Euroskepticizmi i rrezikshëm për Maqedoninë

A po rrezikohet Maqedonia nga fenomeni i euroskepticizmit? Mosdhënia e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE është pasqyruar me kritika BE-së nga politikanët maqedonas

default

Flamujt e Maqedonisë dhe të BE-së

Analistët politikë apelojnë për ndërprerjen e menjëhershme të kësaj dukurie, sepse një politikë e tillë dëmton imazhin dhe njëherit pengon proceset eurointegruese të vendit. Në samitin e dhjetorit të BE-së, Maqedonisë nuk iu caktua data për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Kjo ka rezultuar me shfaqjen e euroskepticizmit tek autoritetet me të larta politike të Maqedonisë. Presidenti Ivanov dhe kryeministri Gruevski në prononcimet publike nuk kanë ngurruar të shprehin një sërë kritikash ndaj politikës së jashtme të BE-së. Stimulimi i euroskepticizmit dhe paraqitja e BE-së si aleat i Greqisë në kontestin me Maqedoninë për çështjen e emrit, sipas analistëve politikë është një sinjal i dëmshëm për imazhin e Maqedonisë.

Në një shoqëri të civilizuar, ku respektohet kodi demokratik, fenomeni i euroskepticizmit dhe eurofilizmit duhet të zhvillohet paralelisht, por kjo në Maqedoni nuk ka ndodhur, thotë analistja politike, Adelina Marku .

“Paraqitja e hovshme, e menjëhershme e euroskepticizmit në Maqedoni, qoftë ai edhe individual, është një fenomen skematik, i organizuar, që përdoret si mjet politik për zhvendosjen e vëmendjes nga proceset, që janë rrënjësore dhe të rëndësishme për shtetin”, thotë Adelina Marku. Shoqëria civile duhet të jetë arbitri kryesor në zbërthimin e natyrës së këtij euroskepticizmi sepse ai si fenomen mund të jetë tepër i dëmshëm për shtetin në proceset eurointegruese, vlerëson zonja Marku.


Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përpos BE-së dhe NATO-s


Shfaqja e euroskepticizmit në Maqedoni nuk është i rastësishëm për analistin politik Ymer Ismaili. Sipas tij, partia VMRO-DPMNE vite më parë ka kultivuar një strategji me një makineri propagandistike, që në elementet e veta përmbajtësore ka edhe antievropianizëm për arsye se sistemi i vlerave kulturore, politike e sistemore të BE-së vështirë e ka të depërtojë në vlerat, që promovon qeveria e Shkupit.

“Ky euroskepticizëm, që promovohet përmes njerëzve, që udhëheqin këtë shtet, është i dëmshëm për vetë Maqedoninë, maqedonasit etnikë dhe mbi të gjitha në fund do të reflektohet shumë negativisht për vetë partinë, që ka shumicën në Parlament” vlerëson Ymer Ismaili.

Qendra të caktuara, që promovohen nga VMRO-DPMNE ofrojnë për Maqedoninë edhe alternativa, në vend të anëtarësimit në BE. Këto ide janë më se qesharake për Ymer Ismailin.

“Maqedonia edhe si territor, edhe si koncept, edhe si tërësi etnik, vendin e ka në Evropë dhe asnjë alternativë tjetër nuk ekziston”.

Politika antievropiane rrezikon edhe koalicionin qeveritar


Nëse nuk ndërptitet euroskepticizmi në Maqedoni, ai do të reflektojë përçarje edhe në koalicionin qeveritar dhe prishjen e marrëdhënieve ndëretnike, që rrezikon edhe ekzistencën e vetë shtetit. Subjekti politik shqiptar në qeveri ka platformë të Qartë: vendi të hyjë sa më shpejt në BE dhe NATO.

“Nëse kjo nuk ndodh, cili është kuptimi i të Qenurit pjesëmarrës në qeverinë e Gruevskit, i cili nuk dëshiron të dëgjojë për asnjë koncept, që ka prefiksin në fund evropian. Shqiptarët detyrimisht do të revoltohen” vlerëson analisti politik, Ymer Ismaili.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 16.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L3er
  • Data 16.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L3er