1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Europa voton, por kush shkon nё zgjedhje?

380 milionё europianё do tё zgjedhin parlamentin e tyre. Por as gjysma nuk voton. Votimet pёr Parlamentin Europian nisёn tё enjten nё Holandё dhe Britaninё e Madhe. Nё vendet e tjera votimi zhvillohet nё fundjavё.

Parlamenti Europian mban disa rekorde. Ai ёshtё parlamenti mё i madh me zgjedhje tё lira nё mbarё globin me 751 deputetё gjithsej nё legjislaturёn e ardhshme. Ky ёshtё i vetmi parlament i zgjedhur shumёkombёsh nё botё, i cili duhet tё pёrfaqёsojё 504 milionё qytetarёt e Bashkimit Europian. Nё Indi, ku sapo janё zhvilluar zgjdhjet prlamentare, numri i banorёve ёshtё dy herё mё i lartё sё nё BE. Por parlamenti i Indisё ёshtё mё i vogёl, me 543 deputetё gjithsej. Parlamenti i BE-sё pёrsa i pёrket legjislacionit nё Europё ёshtё ndёrkohё i barabartё e madje shumё i fuqishёm ndaj Kёshillit tё Europёs, pra 28 vendeve anёtare. Megjithatё interesi pёr zgjedhjet europiane ёshtё mjaft i vogёl. Numri i pjesёmarrjes nё votime ёshtё vazhdimisht nё rёnie. Nё zgjedhjet e fundit nё 2009 mesatarisht pjesёmarrja nё votime ishte vetёm 43 pёrqind.

Duelet televizive mund tё influencojnё nё rritjen e pjesёmarrjes

"Zgjedhjet europiane deri mё sot kanё qenё tё mёrzitshme", thotё njёri prej kandidatёve kryesorё pёr postin e presidentit tё Komsionit, Martin Schulz nga radhёt e socialdemokratёve. "Kёsaj here ne jemi pёrpjekur tё ndryshojmё diçka", tha ai nё intervistё pёr Deutsche Welle. Pёr partitё e mёdha janё nё garё kandidatёt kryesorё, tё cilёt duan tё bёhen president tё Komisionit tё BE-sё, pra shefi me influencё i administratёs sё BE-sё. Komisioni i BE-sё ёshtё si njё qeveri e BE-sё, qё mbikqyr respektimin e marrёveshjeve themeore europiane. Komisioni mund tё iniciojё edhe ligjet.

Lufta elektorale europiane e dy kandidatёve kryesorё nuk pati asnjё shkёndijё tё mirёfilltё, nёse u referohesh vlerёsimeve tё studiuesve. Nё medie debatet televizive u zhvilluan kryesisht nё Gjermani, nё Francё, nё Itali dhe nё Belgjikё. Nё shumicёn e shteteve anёtare zgjedhjet europiane shihen mё shumё si njё test pёr qeveritё kombёtare. Martin Schulz dhe rivali i tij konservator, Jean-Claude Juncker, ish-kryeministёr i Luksemburgut, e kanё tё vёshtirё qё tё perceptohen nga elektorati. Kandidatёt e sё majtёs apo sё djathtёs ekstreme nuk i kushtojnё ndonjё rёndёsi qё tё bёjnё reklamё pёr veten nё nivel europian, sepse tek e fundit kёto forca nuk e pranojnё BE-nё nё formёn qё ka sot.

Forcim i nacionalistёve, euroskeptikёve dhe ksenofobёve

Nё kohёt e papunёsisё dhe politikave tё kursimeve drastike nё shumё vende, studiuesit e elektoratit parashikojnё njё votё masive proteste. Nё Francё, nё Britaninё e Madhe, nё Holandё, nё Finlandё, nё Itali e nё Greqi mund tё triumfojnё nacionalistёt e djathtё dhe populistёt e majtё. Gati njё e pesta e mandateve nё parlament mund t'u kalojё forcave ekstreme. "Natyrisht duhet tё dёgjojmё me kudjes se ҫfarё thuhet nё kёtё fushatё elektorale, sepse kjo pasqyron edhe rezulatin. Por ne duhet tё vazhdojmё tё bёjmё politikё", thotё kryetari i Kёshillit Europian, Herman Van Rompuy. Gjithmonё do tё ketё njё shumicё tё mjaftueshme njerёzish, qё do tё angazhohen pёr projektin europian. "Ka nuanca, por shumica ёshtё pёr Europёn", thotё me ton ngushёllues ai.

Parlamenti do tё jetё shumё mё i polarizuar se deri mё sot beson studiuesi i elekotoratit Doru Frantescu nga organizata "Pollwatch2014" nё Bruksel.

Sipas parashikimeve elektorale raportet e mazhorancёs nё parlament nuk do tё ndryshojnё shumё, ndonёse nё tё do tё jenё tё pёrfaqёsuara mbi 100 parti nga 28 vende anёtare.

Qendra e fundit e votimit mbyllet tё dielёn nё orёn 23:00

Meqёnёse nё BE nuk ёshtё rёnё dakord pёr njё ligj elektoral dhe datё tё unifikuar votimi, zgjedhjet zhvillohen nga dita e enjte (22.05.2014) deri tё dielёn. Rezultatet zyrtarisht shpallen tё dielёn nё mbrёmje duke nisur nga ora 23:00. Por rregullat e lojёs nuk respektohen nga tё gjitha shtetet dhe mediet. Nё Gjermani qendrat e votimit mbyllen tё dielёn nё orёn 18:00. Pak pas kёsaj fillojnё tё publikohen tendencat nga numёrimi i votave dhe shumё shpejt shpallen edhe rezultatet pёrfundimtare. Deri nё mёngjes ndahen 751 mandatet parlamentare nё Bruksel nga administrata parlamentare.

Mё 1 korrik Parlamenti i ri zhvillon seancёn e parё. Deri atёherё duhet tё jetё e qartё, se nё cilin prej shtatё ose tetё grupeve parlamentare do tё sistemohen deputetёt. Nga Gjermania pёr shkak tё heqjes sё pragut tё pёrfaqёsimit me gjasё shumё parti tё vogla do tё dёrgojnё deputetёt e tyre, ndёr to edhe partia ekstremiste e djathtё, Partia Nacional-Demokrate. Partia "Alternativa pёr Gjermaninё", e cila lufton kundёr monedhёs sё pёrbashkёt, euro, me siguri do tё pёrfaqёsohet nё Parlamentin Europian. Nё bzaё tё sondazheve kjo parti kryeson me shtatё pёrqind kundrejt partisё liberale, FDP, ish-anёtare e koalicionit qeverisёs.