1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Europa nuk është bunker" - Ministrat e brendshëm të BE-së bien dakort për paktin e imigracionit

Të hënën (7.7.) ministrat e brendshëm të BE-së u takuan në Kanë për një takim dyditor. Në rendin e ditës ishte tema "imigracion".

default

Kush mund të hyjë në Evropë?

Në parim ministrat e brendshëm të BE-së janë të një mendjeje: Europa duhet t'a drejtojë bashkarisht imigracionin. Luftimi i abuzimeve është për ministrin e brendshëm gjerman Volfgang Shojble pjesë e këtij drejtimi ashtu si përshtatja e imigracionit të ligjshmën me nevojat e tregut të punës. Kritikëve të kësaj politike Shojble iu përgjigjet: "Europa nuk është një fortesë dhe nuk do të bëhet e tillë në të ardhmen por është e natyrshme që të drejtojmë migracionin."

Ilegalët mbajnë gjallë degë të tëra të ekonomisë

Vlerësohet se rreth gjashtë milionë refugjatë të paligjshëm jetojnë dhe punojnë në Europë. Ata nuk kanë akses në sistemin e sigurimit shoqëror por në shumë vende me punën e tyre ata mbajnë në jetë degë të tëra të ekonomisë. Në Spanjë p.sh. bujqësia mbahet me punën e imigrantëve ilegalë ndërsa në Francë gastronomia.

Polnischer Bauarbeiter auf Baustelle in Deutschland Einwanderung Zuwanderung Einwanderer Lohndumping

Punëtor polak në sektorin e ndërtimit, Gjermani

Deri tani asnjë qeveri nuk ka mundur të ketë ndikim mbi imigracionin dhe pikërisht kjo duhet të ndryshojë tani me paktin e BE-së për imigracionin.

Ndryshon politika e imigracionit

Në të ardhmen imigracioni duhet të orientohet nga nevojat e tregut të punës. Në të njëjtën kohë duhet megjithatë të vlejë: kush vërtet ka nevojë për mbrojtje do të jetë i mirëpritur në Europë edhe në të ardhmen, thotë komisari i BE-së për politikën e brendshme Zhak Barro: "Eshtë e rëndësishme që të ruajmë balancën. Nga njëra anë Europa duhet të mbetet e hapur jo vetëm për ata që kërkojnë punë por edhe vend strehimi për refugjatët. Por ne duhet edhe të reagojmë ndaj imigracionit ilegal."

Griechenland Menschenschmuggel illegale Einwanderer aufgegriffen

Ilegalë irakianë pa dokumenta në ishullin grek të Kato Zakros në Greqi

Kontroll më i rreptë i kufijve dhe dëbim i shpejtë i ilegalëve, këto janë në thelb mjetet, të cilat duhet të largojnë imigrantët e padëshëruar. Për këtë, pranojnë ministrat e brendshëm, Europa duhet të bashkëpunojë me vendet e origjinës së imigrantëve. Ushtrimi i trysnisë p.sh. mbi vendet e Afrikës Perëndimore nuk është e mjaftueshme. Për këtë arsye vendet europiane duan t'u japin perspektiva profesionale inidividëve shumë të kualifikuar nga këto vende nëse qeveritë përkatëse në këmbim bashkëpunojnë në pranimin e kandidatëve për dëbim. Pikërisht ky vullnet ka munguar vitet e kaluara.

Jo legalizimeve masive

Francezët nën drejtimin e të cilëve zhvillohet takimi në Kanë e kanë zbutur disi paktin për imigracionin sa i takon të ashtuquajturit legalizim në masë. Spanja por edhe Italia dhe Greqia në të kaluarën janë treguar bujare në dhënien e lejeve të qëndrimit imigrantëve të paligjshëm. Kundër kësaj praktike shpesh ka patur kundërshtime jashtë BE-së. Luc Frieden nga Luksemburgu shpjegon përse: "Unë mendoj se valët e përgjithshme të legalizimit nuk sjellin asgjë pasi ato kanë efektin e një thirrjeje për imigrantë të rinj, të cilët vijnë me shpresën se një ditë do të legalizohen. Prandaj unë besoj se përvoja me legalizimet masive është më tepër negative."

Francezët fillimisht kërkonin ndalimin e legalizimit. Por Spanja kundërshtoi dhe tani çdo vend anëtar ka dorë të lirë në procedurën e dhënies së lejeve të qëndrimit.

  • Data 08.07.2008
  • Autor Heilbrunner, Peter / Cannes (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EY8R
  • Data 08.07.2008
  • Autor Heilbrunner, Peter / Cannes (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EY8R