1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Europën ose vdekjen" - Reagime pas planeve të BE-së për një qendër refugjatësh në Nigeri

Deri në fund të vitit pritet të ngrihet një qendër refugjatësh më fondet e BE-së në Nigeri. Qëllimi: Kontakti i parë me refugjatët: Por BE e ka bërë një përpjekje të tillë pa sukses më parë edhe në Mali.

Beratung im CIGEM Mali

Këshillim në CIGEM

Para shtatë vjetësh në Bamako, kryeqytetin e Malit u hap një zyrë e bukur me pllakata të mëdha që të mësonin: "Këtu ndodhet CIGEM - Qendra për Informacionin dhe Menaxhimin e Migrimit":[në frëngjisht: Centre d'Informations et de Gestion des Migrations (CIGEM) ] Financimet - të gjitha nga Komisioni Europian. Shtatë vite më vonë nuk dihet se si duhet të veprohet me qendrën e migrimit. BE e ka ndërprerë financimin, kjo qendër nuk e dinte asnjëherë saktë se për çfarë ishte vërtet në Bamako e si mund t'i ndihmonte refugjatët. Zëdhënësi Andrzej Bieleckisaj në Bamako thotë se tani pritet një vlerësim nga jashtë. "Këtë duhet ta analizojmë njëherë, pastaj e dimë se kontributin e kësaj qendre dhe e dimë se çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen."

Shumë vetë në Bamako duan të largohen nga vendi. Ka po ashtu edhe shumë të tjerë që janë përpjekur dhe janë kthyer pa sukses. Në Bamako nuk i japin ndonjë rëndësi kësaj qendre. Ata besojnë se ajo ka si qëllim që t'i pengojë refugjatët në rrugën drejt Europës. Ousman Diarra është përpjekur të ikë nga vendi, por i duhej të kthehej. Ai thotë se bashkëatdhetarë të tij që duan të largohen nga vendi nuk i besojnë shumë BE-së dhe vendeve në brigjet e Mesdheut. "Shtetet afrikanoveriore janë bërë xhandarët e Europës në kontinent. Kush mund të na sigurojë nëse CIGEM, kjo qendra e ashtuquajtur për migrimin nuk i dorëzon të dhënat e njerëzve që duan të largohen në Afrikën veriore apo tek Frontex-i.

Mungon besimi tek qendrat këshilluese

Kjo është frika e shumë njerëzve pa perspektivë e që duan të largohen nga Mali. Ata janë të papunë, pa asnjë lloj arsimimi. Prandaj para se të nisin udhëtimin e rrezikshëm drejt Europës, nuk duan të takojnë nëpunës në Nigeri, Algjeri apo Tunizi që ua dinë ndërkohë emrin dhe të dhënat e tjera, për t'i identifikuar pastaj nga rryma e pandalur e migrantëve e riatdhesuar. Në Qendrën për Informacionin dhe Menaxhimin e Migrimit askush nuk mund të thotë edhe pas shtatë vjetësh, nëse ka pasur ndonjë rezultat konkret. Megjithatë zëdhënësi Bielecki është i mendimit se "mijëra vetë kanë përfituar. Ka projekte të vogla të financuara nga ne. Të dhënat konkrete, si fakte e shifra, ato duhet të vlerësohen njëherë."

Me sa duket një vlerësim i tillë bëhet për herë të parë: Para një përvoje të tillë në Mali, se si duhet të funksionojë një qendër e re për pritjen e refugjatëve në Nigeri - mbetet sekret i nëpunësve te BE-së. Edhe në Nigeri prioritet do të jetë "këshillimi". Edhe në qendrën e re në Nigeri ata do t'u thonë refugjatëve-kandidatë nëse kanë ndonjë shans në Europë për azil. Por kjo as që u intereson shumë emigrantëve, thotë Ousman Diarra nga organizata e vogël e të riktyherve. Ata duan vetëm një gjë: Të ikin! Dhe shpresojnë për ndonjë punë në Europë, nëse e mbijetojnë udhëtimin. Ousman Diarra e përmbledh të gjithë këtë në një fjali: " Europën ose vdekjen." Kështu mendojnë shumë vetë në Mali. Dhe jo vetëm atje.