1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Europë-SHBA: TTIP leaks

Dokumentat e bëra publike nga Greenpeace mbi bisedimet për marrëveshjen e diskutueshme të tregtisë së lirë (TTIP) mes BE-së dhe SHBA-së nxjerrin në pah, se qeveria e SHBA-së e vë nën presion të fortë Europën.

Organizata e mbrojtjes së mjedisit, Greenpeace u ka vënë në dispozicion gjithsej 240 faqe nga dokumentat sekrete të bisedimeve fillimisht gazetës "Süddeutschen Zeitung" (SZ) si dhe radio-televizioneve publike WDR dhe NDR. Në mesditë (02.05) dokumentat do iu prezantuan opinionit publik në kuadër të një konference shtypi.

"Një zhgjëndërr"

Greenpeace në radhë të parë druan, se në Europë përmes marrëveshjes së tregtisë së lirë mund të aplikohen standadrde shumë më të dobëta sa ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit. Sipas përfytyrimeve të negociuesve nga Uashingtoni duhet të vlejnë parimet e aplikuara në SHBA lidhur me rreziqet. Një pasojë e mundshme: si rrjedhojë edhe në Europë mund të kultivohen e konsumohen deri sa të vërtetohet nëse ato janë ose jo të dëshme bimë dhe ushqime të modifikuara gjenetikisht, që deri më tani në shumë vende janë të ndaluara kategorikisht. "Ajo që deri më sot dihej nga këto bisedime, tingëllonte si një zhgjëndërr. Tani ne e dimë, që së shpejti kjo mund të bëhet realitet", thotë eksperti i Greenpeace për tregtinë Jürgen Knirsch. Shumë persona të besuar të involvuar në bisedime i konfirmojnë medieve, se në dokumentat e disponuara bëhet fjalë për të dhënat aktuale. Greenpeace sipas të dhënave të veta ka në posedim origjinalin.

Deutschland PK Greenpeace geheime TTIP Papiere #ttipleaks

Nga konferenca e shtypit e Greenpeace, 02.05.2016, Berlin

Sipas informacioneve të "Süddeutsche Zeitung" Uashingtoni kërcënon, të bllokojë lehtësimet e eksporteve për industrinë europiane të automobilëve, për të arritur përmes kësaj, që BE-ja të pranojë më shumë produkte agrare nga SHBA-ja. Sipas këtyre informacioneve, dokumentat zbulojnë, se SHBA e refuzojnë dëshirën europiane, që gjyqet e diskutueshme private të arbitrazhit për paditë e koncerneve të zëvendësohen me një model publik.

Me publikimin e dokumentave të TTIP për herë të parë qytetarët kanë mundësi të kenë akses të pafiltruar në bisedimet mes SHBA-së dhe Europës, shkruan më tej gazeta. Timm Klotzeck, një ndër shefat e "Süddeutsche Zeitung" përmes Twitter-it publikoi titullin e kryeartikullit të saj.

Që prej fillimit të bisedimeve para dy vjetësh opinioni publik vetëm ka mundur të hamendësojë, se për çfarë bisedojnë vërtetë të dyja palët. Edhe për këtë arsye rritet rezistenca kundër TTIP-it. Ndërsa BE i publikon propozimet e veta, SHBA insiston në mbajtjen sekret të pozicioneve të saj. Madje edhe vet parlamentarët në Berlin deri tani janë lejuar t'i shohin tekstet vetëm në sallat e leximit të autoriteteve.

Ushqimet e modifikuara gjenetiksiht së shpejti realitet?

Barack Obama Angela Merkel Hannover Messe

Angela Merkel dhe Barack Obama në Hanover, 24.04.2016

"Eshtë mjaft interesant të shohësh në dokumenta, se çfarë kërkon SHBA", ankohet Klaus Müller, kryetar i shoqatës federale të qendrës së konsumatorëve. "Në tekste konfirmohen të gjitha ato prej të cilave ne deri tani kishim frikë, se çfarë duan të arrijnë amerikanët me marrëveshjen TTIP lidhur me tregun e ushqimeve", tha Müller. A do të bëhen kësisoj edhe në Europë një normalit teushqimet e modifikuara gjenetiksiht?

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe kancelarja Angela Merkel në takimin së fundi në Hanover tërhoqën vëmendjen që të nxitohet për marrëveshjen TTIP. Merkel theksoi, se marrëveshja e tregtisë së lirë është nga perspektiva europiane shumë e rëndësishme për rritjen ekonomike në Europë. Obama ndonëse vuri në dukje shpresën, që bisedimet të mbyllen më 2017, në sfondin e fushatës elektorale në SHBA nuk e parashikon një ratifikim të shpejtë të marrëveshjes.