1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Euroja në rënie

Euroja njeh aktualisht vetëm në një drejtim: tatëpjetë. Situata në Greqi dhe politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane kanë bërë që monedha e përbashkët të bjerë në nivelin më të ulët prej gati nëntë vjetësh.

Euroja njeh aktualisht vetëm në një drejtim: tatëpjetë. Situata në Greqi dhe politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane kanë bërë që monedha e përbashkët të bjerë në nivelin më të ulët prej gati nëntë vjetësh.

Euroja ka rënë në nivelin më të ulët që nga marsi i vitit 2006 për shkak të mundësisë së hapjes së mëtejshme të katarakteve të parave nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe situata e pasigurt në Greqi. Me fillimin e punës për vitin 2015 në bursat në Lindjen e Largët monedha e përbashkët evropiane ra përkohësisht deri në nivelin e këmbimit 1 EUR me 1,1864 USD. Të premten një euro u këmbye me rreth 1,20 USD.

Debati në Greqi

Me këtë rënie euroja vazhdon zhvelftësimin e muajve të fundit. Në maj të vitit të kaluar, monedha e përbashkët evropiane kushtonte pothuajse 1,40 USD, por pas kësaj periudhe është në rënie të vazhdueshme.

Tregtarët i justifikojnë rëniet e reja të kursit me politikën monetare të Bankës Qendrore Evropiane dhe situatën në Greqi. Tri javë para zgjedhjeve në Greqi në vend ka shpërthyer përsëri me forcë debati për një dalje të mundshme të vendit të mbytur në borxhe nga Eurozona.

Blerje e diskutueshme e obligacioneve shtetërore

Mario Draghi

Mario Draghi

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, ka theksuar ditët dhe javët e fundit vazhdimisht se Banka Qendrore Evropiane është e gatshme për të ndërmarrë hapa të mëtejshme për të nxitur ekonominë, veçanërisht në Evropën Jugore dhe për të parandaluar inflacionin shumë të ulët. Deklaratat e Draghit të bëra të premten në gazetën "Handelsblatt" u kanë dhënë fund - sipas tregtarëve të bursës - edhe dyshimeve më të fundit që Banka Qendrore Evropiane do ta fillojë së shpejti luftën kundër inflacionit tepër të ulët me blerjen e diskutueshme të obligacioneve shtetërore.

Në të njëjtën kohë euroja është nën presion prej zhvillimeve në SHBA. Aty mundësia e një rritjeje të parë të normës së interesit po u jep krahë zhvillimeve të tregut pas periudhës së krizës së rëndë financiare dhe ekonomike të dollarit.