1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Eurodeputetët SHBA: mos i prekni të dhënat në Evropë

24 Janar 2018

Gjykata e Lartë e SHBA mund t'u lejojë autoriteteve të SHBA qasje në qendrat kompjuterike në botën e jashtme. Kjo shkel Kartën e të Drejtave Bazë të Komunitetit Evropian, thonë parlamentarët.

https://p.dw.com/p/2rSRO
Datenschutz Symbolbild
Fotografi: picture-alliance/dpa/F. Kästle

Në një letër drejtuar Gjykatës së Lartë të SHBA parlamentarët e BE të grupeve të ndryshme parlamentare paralajmërojnë për rrezikun që sjellin përpjekjet për t'u lejuar autoriteteve të SHBA qasje në qendrat evropiane të të dhënave. E ashtuquajtura letra Amicus - e nënshkruar ndër të tjera nga ish-Komisarja e Drejtësisë e BE, Viviane Reding dhe europarlamentarë të tjerë bën të qartë se një qasje në të dhënat në Evropë nuk pajtohet me Kartën e të Drejtave Bazë të Bashkimit Evropian.

Transmetimi tek të tretë, për shembull te një institucion, i të dhënave të personave, do të ishte një "ndërhyrje në të drejtën bazë të personit të prekur për respektimin e jetës private" sipas nenit 7 të Kartës, citon gazeta gjermane Handelsblatt letrën e deputetëve. Para së gjithash zbulimi i komunikimit elektronik do të ishte një ndërhyrje "veçanërisht e rëndë" në të drejtë bazë të personit.

Gjykata do ta marrë vendimin në verë

Gjykata më e Lartë e SHBA do të vendosë deri në verë, nëse një institucion i SHBA do të ketë të drejtë të kërkojë nga sipërmarrjet qasje direkte në të dhënat personale, të cilat memorizohen jashtë SHBA. E gjitha u vu në lëvizje për shkak të një procesi gjyqësor, në të cilin SHBA kërkojnë nga Microsofti që të dorëzojë, po të paraqitet dëshira, edhe të dhëna personale të klientëve, edhe nëse qendrat e të dhënave ndodhen brenda BE.

Edhe qeveria gjermane dhe disa përfaqësues të ekonomisë patën shprehur rezervat e tyre përballë SHBA, bëri të ditur "Handelsblatt", edhe shoqata e dëgëve digjitale Bitkom dërgoi gjithashtu një letër Amicus.

Eksperti për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë të të Gjelbërve të BE, Albrecht paralajmëroi për pasojat, nëse Supreme Court do të këmbëngulë për zbatimin e ligjeve të SHBA ndaj të dhënave të Microsoftit. Atëherë ky do të ishte "fundi i internetit, siç e njohim sot", i tha Albrecht gazetës "Handelsblatt". "Atëherë mundet dhe do të ndodhë, që shtete si Kina, Rusia ose Turqia të kërkojnë dorëzimin e të dhënave të klientëve evropianë"

AUD