1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Eurodeputetja Rebecca Harms: "Gjurmët po fshihen" - Mbi krizën në Ukrainë dhe rrëzimin e avionit

Kryetarja e grupit parlamentar të ekologjistëve në Parlamentin Europian, Rebecca Harms, përgjegjësit për rrëzimin e avionit i sheh nga radhët e separatistëve. Ajo kërkon kontroll ndërkombëtar të kufirit ukrainas-rus.

DW: Ju erdhët në Ukrainë menjëherë pas katastrofës së avionit. Në përfundim të vizitës suaj a keni një përgjigje lidhur me përgjegjësinë ndaj saj?

Rebecca Harms: Në lindje të Ukrainës kohët e fundit herë pas here janë qëlluar avionë ushtarakë ukraina. Deri tani kanë qenë gjithmonë të vetëshpallurit separatistë, ata që i kanë rrëzuar këta avione duke përdorur armë speciale ruse. Sipas të gjitha gjasave, kanë të drejtë ata që thonë, se separatistët kanë qëlluar edhe avionin malajzian. Edhe bllokada në zonën ku është rrëzuar avioni, fakti, që këta rebelë nuk lejojnë të shkojnë atje ekspertët ndërkombëtarë - të gjitha këto flasin më shumë për atë, se gjurmët duhet të fshihen.

Ku ishit në Ukrainë? Çfarë ju bëri më shumë përshtypje atje?

Udhëtimi në lindje të Ukrainës ishte i planifikuar qysh para katastrofës së avionit. Unë doja të kuptoj më mirë, se si mendohet atje për demokracinë dhe për qeverinë e re. Tani të gjitha këto janë mbuluar prej hijes së luftës në pjesën lindore të Ukrainës. Unë shoh, se e gjithë lindja e Ukrainës është një zonë tensioni të madh. Edhe qyteti Çarkiv. Atje shoh jetë normale, por miqtë, që i njoh prej kohësh, më thonë, se ka vazhdimisht tensione mes atyre, që e quajnë të drejtë politikën ruse, dhe atyre që mbështesin Kievin. Ka frikë të madhe. Çarkiv ndodhet pranë kufirit rus dhe në zonën e luftës. Njerëzit shpesh natën dëgjojnë zhurma nga njësitë e tankeve, që lëvizin atje.

Ka edhe shumë njerëz që thonë, se ne nuk duam të pranojmë, që të vendosë Rusia, se ç'është apo nuk është Ukraina. Këta njerëz janë të gatshëm, që të luftojnë për vendin e tyre. Njëkohësisht thuhet herë pas here, se askush në këtë luftë nuk do, që të involvohet në të duke u detyruar prej të vetëquajturve separatistë me mbështetjen nga Rusia. Eshtë si një kurth që i është ngritur Ukrainës. Pritet që Perëndimi më të fund të bëjë më shumë për t'ia bërë të qartë presidentit Putin, se nuk do të pranohet një konflikt tjetër i ftohtë.

Çfarë thonë njerëzit në qytetin Sllavjansk, që deri para pak kohe ishte bastioni i separatistëve?

Nuk mund të nxjerrs konkluzione të përgjithshme nga biseda të veçanta. Por e para, që më kanë thënë kalimtarët është, se ne lutemi, që të mos përsëritet diçka e tillë. M ëpas takova një sipërmarrës. Ai tha, se shet pjata qeramike , në mënyrë që ushtarët ukrainas të jenë të pajisur më mirë. Unë pashë se si shumë njerëz në Slavjansk duan t'i mbështesin ushtarët ukrainas. Por kritikat ndaj Ukrainës vazhdojnë. Pranimi i Ukrainës nuk do të thotë njëkohësisht se pranohet gjithçka që bën në Kiev Poroshenko dhe Jazenjuku.

Në Ukrainë flitet shumë për një "kthesë". A e keni ndjerë Ju këtë?

Ushtarët nga një batalion vullnetarësh në Artjomovsk më thanë, se reagimet në qytet ndaj tyre janë shumë pozitive, se njerëzit u japin atyre për ngrëne, se shoferët e taksive i qarkullojnë ata falas nëpër qytet. Unë besoj, se fundi i së drejtës së vetëmbrojtjes që dominonte atje, fundi i anarkisë së mëparshme, nënkuptojnë një orientim nga Ukraina. P.sh. njerëzit, që nuk donin t'ua jepnin makinat e tyre separatistëve, kërcënoheshin, dhe e ndienin veten të plaçkitur. Por ajo që për mua është shqetësuese, është se deri tani nuk kemi asnjë fjalë, se si ky kurth, përshkallëzimi uhstarak, që u nxit nga jashtënë Ukrainë, do të vihet nën kontroll. Për këtë Ukraina ka nevojë për një mbëstetje më konseguente nga europianët.

A do të ketë sanskione të reja nga ana e BE-së?

Ndoshta mund të tingëllojë cinike, por kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së po përjetojnë tani brenda pak orësh, atë që njerëzit në Ukrainë po e përjetojnë prej muajsh. Merkel dhe Putin i bënë thirrje Poroshenkos - nga Brazili -, që të negociojë me separatistët. Tani të gjithë krerët e shteteve në Europë pokonstatojnë, se këta janë milicë të paligjshëm dhe të pamorlashëm, me të cilët nuk mund të bisedohet. Unë kthehem me dy kërkesa kryesore: Këto zhvillime në luftë nuk mund të ndodhin automatikisht. Ideja është që kufiri ukranas-rus duhet të siugrohet, kjo është për mua më e rëndësishmja. Nëse miratimi i Rusis ëpër këtë mund të arrihet më mirë përmes sanksioneve, atëherë ato duhen vendosur menjëherë.

Rebecca Harms, 57 vjeç, është që nga viti 2010 kryetare e grupit parlamentar të ekologjistëve në Parlamentin Europin. Si një kundërshtare e energjisë atomike, ajo qysh në kohën e sovjetikëve ka udhëtuar pas katastrofës së Çernobilit më 1986 në Ukrainë dhe prej vitesh mban kontakte me këtë vend.