1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Euro-Task Force" debaton masa më të rrepta kundër mëkatarëve

Monedha e përbashkët euro duhet të fuqizohet. Të këtij mendimi janë të gjithë, por ka shumë mospajtime rreth asaj se si mund të realizohet ky objektiv. Këto çështje duhet t'i rregullojë "Euro-Task Force".

default

Euro - përparësitë dhe mundimet

Monedha e përbashkët euro është një problem shumë i madh, ndoshta edhe më i madhi në godinën pranë Këshillit të BE. Këtu punojnë anëtarët e "Task Force", me qëllim që të vendosin themelet e funksionimit pa probleme të euros. Buxhetet e shteteve anëtare do të kontrollohen më rreptësisht se deri tani, ndërsa mëkatarët e paktit të stabilitetit do të dënohen pa debate të gjera.

Sanksione automatike

Rehn / Griechenland / EU

Olli Rehn kërkon denime automatike.

"Sanksionet do të jenë automatike dhe do të aktivizohen menjëherë me qëllim që të evitojnë problemet edhe më të mëdha. Kjo është me rëndësi me qëllim që të sigurohet disciplina e buxhetit." Kështu shprehet komisioneri për Monedhën e përbashkët, Oli Rehn duke shtuar se sanksionet në të ardhmen do të zbatohen shumë shpejt. Por për ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schäuble këto kërcënime nuk mjaftojnë dhe duhet ndërmarrë edhe masa të tjera. Në një letër dërguar autoriteteve të BE-së, Schäuble ka kërkuar edhe një herë masa më të rrepta dënimesh, për ata të cilët nuk u përmbahen rregullave. Ai kërkon madje edhe heqjen e të drejtës së votës, në qoftë se një vend nuk i përmbahet rregullave për funksionimin pa probleme të mëdha të euros.

Sanksionet (nuk) mund të zbatohen

EU-Ministerrat für Inneres und Justiz

Wolfgang Schäuble, Ernst Hirsch Ballin dhe Luc Frieden

"Se çfarë masash mund të ndërmirren, varet natyrisht edhe nga Marrëveshja Kushtetuese e BE-së. Mendoj se disa propozime që janë dëgjuar deri tani, me siguri që nuk mund të realizohen, sepse bien ndesh me Marrëveshjen Kushtetuese. Por ne si Luksemburg e mbështesim propozimin e Gjermanisë, për sanksione më të rrepta ndaj mëkatarëve që i shkelin rregullat e funksionimit të euros", pohon ministri i Financave nga Luksemburgu, Luc Frieden.

Disa vende të tjera, si Spanja apo Franca, janë më skeptike dhe kundërshtojnë sanksionet automatike ndaj atyre që nuk u përmbahen rregullave të paktit të stabilitetit, i cili parashikon që vendet antëre të kenë më pak se tre per qind të deficitit buxhetor. Prandaj besohet se presidenti von Rompuy do të detyrohet të bëjë kompromise, sepse rregullat për sanksione më të ashpra duhet të futen në fuqi deri në verën e vitit të ardhshëm.

Autor: Karin Kails/Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 29.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PP7E
  • Data 29.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PP7E