1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Euro 2008: Turqia në çerekfinale, sot Gjermani- Austri

Turqia është kualifikuar kështu për në çerekfinale. Ekipi i Gjermanisë sot do të luajë në Vjenë kundër Austrisë.

Tifoza të ekipit turk duke festuar në Gjermani

Tifoza të ekipit turk duke festuar në Gjermani

Turqia, pas fitores mbrëmë në Gjenevë me fitoren 3:2 ndaj Çekisë është kualifikuar kështu për në çerekfinale të Kampionatit Evropian të futbollit, EURO 2008. Dhjetra mijëra tifozë në gjithë Gjermaninë kanë festuar me eufori fitoren e mbrëmshme të ekipit turk. Në Berlin, Hamburg, Këln dhe në shumë qytetete të tjera të mëdha ka pasur tubime të mëdha me tifozë që deri sot herët në mëngjes në mënyrë të qetë kanë festuar hyrjen eTurqisë në çerekfinale. Kundërshtari i ardhshëm e Turqisë është Kroacia. Ekipi i Gjermanisë sot do të luajë në Vjenë kundër Austrisë. Kapiteni i Gjermanisë Michael Balak kërkon që shokët e tij të skuadrës të rikthehen e të luajnë me pasion, në sfidën e fundit të grupit B. “Rreziku i këtij takimi është se mund të humbasësh gjithçka. Do të përballemi me një skuadër që nuk ka asgjë për të humbur dhe që do të mundohet të japë gjithçka në fushën e saj. Ndoshta duhet ta kishim siguruar kualifikimin që më përpara, por nuk e bëmë dhe tani na duhet të japim gjithçka”, shtoi Balak.
  • Data 16.06.2008
  • Autor Mimoza Cika Kelmendi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EKTT
  • Data 16.06.2008
  • Autor Mimoza Cika Kelmendi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EKTT