1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

EULEX thotë se kriminelët në veri do të ndiqen penalisht

Bllokimi i rrugëve, sulmi ndaj zyrtarëve të BE, apo ushtarëve të KFOR-it, si dhe nxitja e drejtpërdrejtë, apo e tërthortë për dhunë, janë vepra të paligjshme, që mund të çojnë deri tek arrestime dhe ndjekje penale.

Eulex Logo (European Union Rule of Law Mission Kosovo)

Eulex Logo

Zyrtarë të misionit EULEX, thonë se në veri të Kosovës, është e domosdoshme rivendosja e qarkullimit të lirë, sepse vetëm në këtë mënyrë EULEX mund të zbatojë detyrat për vendosjen e rendit dhe ligjit. Këtë deklaratë zyrtarët e misionit EULEX e bënë per DW pas vendimit të një “shtabi emergjent të komunës paralele të Mitrovicës së veriut”, ku thuhet se pjesëtarëve të misionit EULEX-it të mos u lejohet qarkullimi mbi lumin Ibër.

EULEX të mos lejohet të lëvizë në veri të Kosovës

"Anëtarëve të EULEX-it në të ardhmen nuk do t'ju lejohet të lëvizin lirshëm në pjesën veriore të Mitrovicës. Çdo përpjekje të kalimit të dhunshëm nëpër qytet, apo shkatërrim të barrikadave do ta cilësojmë si agresion të hapur, ndërsa përgjegjësinë për pasojat eventuale do ta marrin ata, që i nisin veprimet e tilla", thuhet në një deklaratë të këtij Shtabi.

Blerim Krasniqi, EULEX spokesperson in Kosovo

Blerim Krasniqi, zëdhënësi i EULEX-it

Po ashtu në deklaratë thuhet se u është dërguar ftesë edhe forcave paqerujatëse, “që t'i përmbahet mandatit të përcaktuar me rezolutën 1244 të KS të OKB-së”. Një thirrje publike “shtabi emergjent i komunës paralele të Mitrovicës”, u bën edhe qytetarëve, që siç thuhet, të lajmërohen për kujdestari në barrikada.

Zyrtarë të misionit EULEX, thonë se ata janë në dijeni të këtyre njoftimeve të cilat i cilësojnë nxitje për dhunë. Blerim Krasniqi, zëdhënës në misonin EULEX, i tha Deutsche Welles:

Kërcënimet dhe dhuna janë vepra të kriminelëve

“Bllokimi i rrugëve, sulmi ndaj zyrtarëve të Bashkimit Evropian, apo ushtarëve të KFOR-it, si dhe nxitja e drejtpërdrejtë, apo e tërthorët për dhunë, janë vepra të paligjshme. Vepra të tilla mund të shpijnë deri tek arrestimet dhe ndjekjet penale. Sundimi i ligjit duhet të mbizotërojë. Kërcënimet dhe dhuna janë vepra të kriminelëve. Kriminelët do të hetohen dhe aty, ku ka prova të mjaftueshme, do të ndiqen penalisht. Duhet të ketë liri të përhershme dhe të pakufizuar të qasjes në veri”, thotë zëdhënësi, Blerim Krasnqi.

Ndërkohë zyrtarë të qeverisë në Beograd thonë se vendimet për bashkëpunim me misionin EULEX në Kosovë duhet të merren në Beograd e jo nga kuvendet paralele serbe në Kosovë. Kështu thotë për mediat lokale serbe, Oliver Ivanoviq, sekretar shtetëror në ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Vendimi për bashkëpunim me EULEX-in merret në Beograd

Oliver Ivanovic

Oliver Ivanovic, sekretar shtetëror në ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

“Eshtë i kuptueshëm ankthi dhe frika në mesin e popullatës serbe në pjesën veriore të Mitrovicës, mirëpo kuvendi i atjeshëm komunal duhet ta dijö se vendimin për bashkëpunim me misionin EULEX nuk e marrin ata po qeveria e ardhshme e Serbisë”, thotë Oliver Ivanoviq.

Zyrtarë të forcave paqeruajtëse nga ana e tyre thonë se ata nuk merren shumë me kërcënimet e serbëve në veri, të cilat i quajnë të “neveritshme” dhe të papërfillshme.

Serbët e pjesës veriore të Kosovës që nga korriku i vitit të shkruar, vendosën barrikada në rrugët në veri të Kosovës duke penguar qarkullimin e lirë për policinë e Kosovës, policinë e misionit EULEX dhe në disa raste edhe të forcave paqeruajtëse. Në fundjavën e shkuar trupat gjermane të KFOR-it, ndërmorën një aksion për heqjen e një barrikade në komunën e Zvecanit dhe gjatë një përleshje me serbët, dy ushtarë gjerman të KFOR-it u plagosën.

Ky incident u dënua në shkallë të gjerë brenda dhe jashtö vendit, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, përgëzoi trupat e KFOR-it, që me sukses arritën të largojnë një barrikadë në një nga rrugët kryesore të veriut të Kosovës.

  • Data 05.06.2012
  • Autor Bekim Shehu
  • Fjalët kyç EULEX, Kosovo
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/158MJ
  • Data 05.06.2012
  • Autor Bekim Shehu
  • Fjalët kyç EULEX, Kosovo
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/158MJ