1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

EULEX fillon zyrtarisht misionin në Kosovë

Misioni evropian për polici dhe drejtësi EULEX, filloi sot zyrtarisht punën në të gjitha rajonet e Kosovës. 100 pjestarë të misionit, policë, gjyqtarë dhe doganierë u vendosën në pjesën veriore të Kosovës.

Policë të EULEX-it, Prishtinë 27 nëntor 2008.

Policë të EULEX-it, Prishtinë 27 nëntor 2008.

Të gjithë udhëheqësit politik kosovarë dhe ata të pranisë së re ndërkombëtare në Kosovë, e cilësuan fillimin e punës së misionit evropian EULEX, si moment shumë të rëndësishëm për Kosovën. Ata thanë se e rëndësishme është që misioni të pranohet nga të gjithë qytetarët e Kosovës dhe rikujtuan pjesëtarët e komunitetit serb, se misioni është edhe në të mirë të tyre.

Hashim Thaci dhe Fatmir Sejdiu

Hashim Thaci dhe Fatmir Sejdiu

Yves de Kermabon, kryesues i misionit EULEX, tha se pjesëtarët e misionit, policë, gjyqtarë dhe doganierë, qysh në orën tetë të mëngjesit kaluan urën qëndrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe u vendosën zyrtarisht në pjesën veriore të Kosovës. "Mund të them se sot në mëngjes nuk kemi patur asnjë incident, çdo gjë ka shkuar shumë mirë dhe qetë. Në veri të Kosovës kemi tani 100 pjestarë, jemi prezent në dy pikat doganore numër 1 dhe 31 në kufirin me Serbinë, kemi 10 gjyqtarë në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicës dhe poashtu kemi policët tanë në stacionet e policisë në Zvecan, Zubin Potok dhe Leposaviq," thotë Yves De Kermabon.

Serbë të Kosovës pushtojnë Gjykatën në Mitrovicë, 14 mars 2008.

Serbë të Kosovës pushtojnë Gjykatën në Mitrovicë, 14 mars 2008.

Pjestarët e komunitetit serb të veriut të Kosovës tashmë janë shprehur se ata nuk do ta kundërshtojnë vendosjen e misionit evropian, por dëshirojnë që të bashkëpunojnë vetëm me UNMIK-un. Sidoqoftë, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, fillimin e punës së misionit evropian EULEX e cilësoi një moment të mirë për Kosovën. Ai tha se Kosova do të jetë vend i të gjithë qytetarëve ku secili duhet ta respektojë rendin dhe ligjin. "Ka patur një debat të gjerë rreth EULEX-it, por ne kemi gjetur një mirëkuptim të thellë, në kuptimin e asaj të një respekti të thellë që ne kemi shprehur, që Kosova do të jetë një vend i të gjithë qytetarëve, një vend i vlerave të demokratike perëndimore," tha presidenti Sejdiu.

Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon

Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon

Në të njejtën linjë u shpreh edhe kryeministri Hashim Thaci, i cili tha se çdo veprim i misonit të ri ndërkombëtar duhet të jetë i kordinuar mirë edhe me qeverinë e Kosovës. "Qeveria e përshëndet këtë punë fillestare, presim hapa edhe më të shpejtë të shtrirjes së misionit në mënyrë që ta kemi situatën për të cilën kemi punuar për ta ndërtuar, funksionimin e mirëfilltë të institucioneve të Kosovës në të gjithë territorin e Kosovës, sundimin e rendit dhe ligjit dhe shuarjen të strukturave paralele," thotë kryeministri Thaçi.

Misioni i ri i BE-së EULEX, do të ketë 2200 pjestarë të ndihmuar edhe nga 800 punonjës të stafit lokal. Vetëm sot, ky mision ka 1400 pjestarë në detyrë, ndërsa sipas udhëheqësve të misionit deri në fund të dimrit misioni do të kompletohet me të gjithë stafin. Gjatë kësaj pariudhe parashihet rikonfigurimi i plotë i misionit të Kombeve të Bashkuara UNMIK, ku të gjitha përgjegjësitë nga fusha e rendit dhe ligjit do të kalojnë në duar të misionit EULEX dhe institucioneve të Kosovës.

  • Data 09.12.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GCD8
  • Data 09.12.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GCD8