1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Eufori e zezë - A luan rol ngjyra e lëkurës së Barack Obamas?

Sot në mbrëmje do të zhvillohet dueli i fundit televiziv mes kandidatëve demokratë për president Hillary Clinton dhe Barack Obama, përpara parazgjedhjeve në shtetin federal in Pennsylvania.

Eufori e zezë - A luan rol ngjyra e lëkurës së Barack Obamas?

Eufori e zezë - A luan rol ngjyra e lëkurës së Barack Obamas? Mishell Obama e ftuar tek Comedy Central, 15 prill 2008

Barack Obama ështe padyshim politikani më i suksesshëm me ngjyrë në SHBA-s. Vetëm pak kohë pas shpalljes së kandidaturës së tij për president, ai arriti të fitojnë jo vetëm simpatinë e të gjithë afro-amerikanëve në vend, por edhe simpatizantë të demokrates Hillary Clinton, e cila kishte shanse vërtet reale për t´u zgjedhur presidente e vendit. Obama është karizmatik, dinamik dhe premton ndryshime. Pas 8 vitesh George Bush dhe 5 vitesh luftë në Irak, Obama u jep shumë amerikanëve sërish shpresë.

Oprah Winfrey, Caroline Kennedy, Maria Shriver, dhe Michelle Obama, gruaja e Sen. Barack Obama

Oprah Winfrey, Caroline Kennedy, Maria Shriver, dhe Michelle Obama, gruaja e Sen. Barack Obama

Barack Obama u lë mbresa të thella jo vetëm amerikanëve me ngjyrë. Pothuajse të gjithë e mbështesin politikanin e ri. Vetë Obama thekson rregullisht se raca nuk luan ndonjë rol për të. Por për profesoren dhe feministen Joy James nga kolegji Williams në Massachusetts, mbështetja që gëzon Obama sidomos nga afro-amerikanët ka të bëjë më ngjyrën e lëkurës së tij: "Ka ekzistuar gjithmonë dëshira që kompleksi i përgjithshëm politik amerikan të jetë në duart e të bardhëve. Por tani po përjetojmë një ndryshim. Dhe shumë të bardhë janë gjithashtu për këtë ndryshim."

Los Angeles, 3 shkurt 2008

Los Angeles, 3 shkurt 2008

Vetë Barack Obama e përshkruan suksesin e tij gjatë fushatës zgjedhore si rezultatin e punës së tij shumëvjeçare për mbrojtjen e të drejtave qytetare të afro-amerikanëve. Pa kandidaturat e shumë politkanëve të tjerë me ngjyrë para meje, si Jesse Jackson, nuk do të kisha ecur kaq përpara, thotë ai.


Sidoqoftë Obama nuk do të mund ta ndryshojë sistemin. Ai mund të angazhohet që problemet e afro-amerikanëve në vend të merren më seriozisht. Disa ekspertë kanë paralajmëruar gjithashtu se shumë votues afro-amerikanë kanë shpresa jorealiste, sepse mendojnë se me Obaman kanë gjetur tani udhëheqësin e tyre.

Sen. Barack Obama

Sen. Barack Obama

Edhe drejtori i qendrës për studime afrikane dhe amerikane pranë universitetit të Texasit, Edmund Gordon, mendon se zhgënjimet do të jenë të paevitueshme: "Sidomos afroamerikanët do të mbeten të zhgënjyer. Nga njëra anë është mirë që ta kemi Obamën si shembull, se ç´është në gjendje të arrijë një politikan i vetëm afroamerikan. Nga ana tjetër është naive të besojmë se do të çlirohemi nga racizmi. Mendoj se pikërisht kjo gjë do t´i zhgënjejë shumë votues."

  • Data 16.04.2008
  • Autor Cem Sey
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dis1
  • Data 16.04.2008
  • Autor Cem Sey
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dis1