1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

EU kërcënon Bullgarinë me bllokimin e ndihmave - Shkak korrupsioni

Bullgarinë e kërcënon bllokimi i ndihmave të BE, të cilat kapin shumën mbi 600 milionë euro. Arsyeja është se paratë e taksapaguesve të BE vazhdojnë të zhduken në kanale të errëta.

bllokim i ndihmave

Bllokim i ndihmave

Një vit e gjysmë pas antarësimit të Bullgarisë në BE, Komisioni Evropian kritikon në një raport që do të publikohet sot (23.07) masën e korrupsionit në Bullgari dhe mungesën e kontrolleve të shtetit juridik.

Në muajt e fundit, Komisioni Evropian ka ngrirë gjithsej 214 milionë euro subvencione, të cilat Bullgaria do t'i merrte përmes programeve SAPARD dhe ISPA. Argumentimi për këtë hap është: menaxhim i keq, nepotizëm, shpërdorim. 610 milionë euro të tjera nga programi PHARE janë në prag të bllokimit, informojnë korrespondentë nga Brukseli.

Këto masa të Komisionit të BE janë ndikuar në një masë të madhe nga një raport i pabotuar i Zyrës Evropiane të Antikorrupsionit në BE, OLAF. Ky raport u botua në një gazetë bullgare dhe shkaktoi menjëherë një skandal. Sepse ekspertët e OLAF-it flasin ndër të tjera për një rrjet kriminel, i cili jo vetëm i ka mashtruar fondet e BE me dyzina miliona subvencione, por dhe që mbrohet edhe nga qeveria bullgare dhe shteti. Prokurori i Përgjithshëm, Boris Velcev pranon se organi i tij ka muaj që po i trajton rastet e raportit të OLAF-it dhe së shpejti do të priten rezultate: "Në bazë të rekomandimeve të OLAF-it, ne këto raste i shohim si të lidhura me njëra-tjetrën, si kriminalitet të organizuar. Megjithatë unë nuk kam idenë, se si ka mundur ta mbështesë shteti dikur këtë grup."

Grupi i përmendur nga Velcevi është rrjeti rreth biznesmenëve Mario Nikolov dhe Ljudmil Stojko, i cili në raportin e OLAF-it përmend si "rrjet kriminel i më shumë se 50 firmave bullgare, të huaja dhe firmave me qendër jashtë vendit". Mediet bullgare flasin për kontakte të Nikolovit me krerët e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) në pushtet dhe me kabinetin. Politikani i opozitës dhe kryetari i bashkisë së Sofies, Boiko Borisov sheh në skandal një shans për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare: "Është për të ardhur turp: Komisioni i BE, raporti i OLAF-it, të gjitha. Kurse kryeministri hesht, prej pesë ditësh ai është zhdukur. Ministrat e tij akuzohen për korrupsion, kurse ai hesht."

Përfaqësues të Komisionit Evropian, i thanë DW se tani nga Sofia priten pasoja serioze politike, për shembull dorëheqje të tjera të anëtarëve të qeverisë, siç ka ndodhur dy herë.

  • Data 23.07.2008
  • Autor Aleksander Andreev
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EiE3
  • Data 23.07.2008
  • Autor Aleksander Andreev
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EiE3