1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Eshtë fjala për pushtet, influencë dhe energji

Hipokritët i gjen këto ditë në një nga biotopet e tyre më të favorizuara, në politikën botërore. Njëra superfuqi simulon humanizmin për pakicat, tjetra digjet nga shqetësimi për vetëvendosjen e të gjithë popujve.

Osetia Jugore, 26.08.08

Osetia Jugore, 26.08.08

Këto koncepte janë kompatibël, sepse asgjë prej tyre nuk është e sinqertë. Për SHBA-të fati i Gjeorgjisë, Osetisë Jugore dhe Abkazisë nuk ka shumë rëndësi, po ashtu edhe për Rusinë. Atyre u intereson t´u demonstrojnë të tjerëve pushtet politik, ndikim ekonomik, dhe potencialin e energjisë.

Lidhur me këtë çështje edhe BE nuk është pa gjë. Meqenëse shtetet e tij e kanë përjetur historinë e pasluftës në dy anë të ndryshme të perdes së hekurt, kanë mendime shumë të ndryshme për Rusinë dhe Amerikën. Kjo është në rregull. Por nuk është në rregull, që disa shtete, psh Gjermania, janë jashtëzakonisht fleksibël në temën e "integritetit territorial".

Pjesa më e madhe e BE-së mendonte se Serbia në shkurt nuk kishte të drejtë, ajo duhej ta linte Kosonën në pavarësi pa u ankuar. Për Gjeorgjinë duhet të vlejnë tani rregulla të tjera? Edhe nqs rastet nuk janë një më një barabar: Konsensi i shpejtë për Kosovën po i bie BE-së përsëri para këmbëve. As 50 nga të 200 shtetet e OKB-së nuk e kanë njohur Kosovën, edhe Rusia fundja jo.

Tani do të tregohet. Nëse Moska e ka seriozisht me vetëvendosjen, a duhet ta njohë ajo Kosovën? A e ka BE seriozisht, a duhet ta mendojë ai edhe një herë pozicionin e tij në Kaukaz. Sepse është shumë e pamundur, që Osetia jugore dhe Abkazia të kthehen vullnetarisht në varësi. Aty duhet të ketë një formë protektorati, ndihmë ndërkombëtare dhe trupa paqëruajtëse si në Kosovë, e cila për vite nuk do të jetë shtet i mëvetësishëm.

Presidenti Medvedev planifikoi një provokim, por në fakt vuri në lëvizje hartën e botës.

  • Data 27.08.2008
  • Autor Katrin Brand
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F5u2
  • Data 27.08.2008
  • Autor Katrin Brand
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F5u2