1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Eschenbächer: Verdikti i votuesit në zgjedhje duhet respektuar nga palët

Jens Hagen Eschenbaecher, zëdhënës në selinë e OSBE-së në Varshavë, thotë në intervistë me Deutsche Wellen se verdikti i votuesit në zgjedhjet lokale të 8 majit, duhet respektuar nga palët.

Jens-Hagen Eschenbächer, zëdhënës i OSBE-së

Jens-Hagen Eschenbächer

Deutsche Welle: Z. Eschenbaecher, në raportin paraprak, që misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ ODIHR-it paraqiti dje në Tiranë, u shmang vlerësimi i deritanishëm i procesit zgjedhor nëse ai po ecën drejt të qënit i lirë, i ndershëm dhe në përputhje me standartet ndërkombëtare. A do ta thoni këtë në raportin përfundimtar?

Jens Hagen Eschenbaecher: Natyrisht, ka interes për një vlerësim të tillë përfundimtar që redukton gjthë procesin në dy – tri fjalë, gjë që është e kuptueshme. A ndihmon ky përcaktim për t'u marrë me problemet që nxjerr një proces zgjedhor? Nuk jam shumë i sigurt. Ajo që po përpiqemi të bëjmë ne, është të japim një vlerësim me nuanca të procesit zgjedhor dhe të shmangim një përcaktim të tillë të ngushtë, si fjalia ”zgjedhje të lira, të ndershme dhe në përputhje me standartet ndërkombëtare". Jo vetëm në Shqipëri por në çdo vend ku OSBE / ODIHR vëzhgon zgjedhjet. Kjo fjali redukton një proces kompleks në dy – tre fjalë dhe nuk jep mundësi për të paraqitur në mënyrë objektive aspektet e ndryshme që vëzhgojmë. Një proces zgjedhor është konform standarteve ndërkombëtare në disa aspekte, kurse në disa të tjera është pjesërisht apo nuk është fare. Ajo që po përpiqemi të bëjmë është të japim drejtësi, le të them, për kompleksitetin e procesit.

Deutsche Welle: Si është shfaqur karakteri konkurues dhe transparenca në procesin e deritanishëm zgjedhor, të vëna në dukje si aspekte pozitive në raportin paraprak? A ka modele të kritikueshme ,që janë shfaqur edhe në zgjedhjet lokale të kësaj rradhe?

Jens Hagen Eschenbaecher: Konkurueshmëri në në kuptimin që partitë politike dhe kandidatët mund të regjistroheshin, këta të fundit mund të bënin fushatë lirisht dhe të paraqisnin programet e tyre tek votuesit në të gjithë vendin. Fushata u mbulua në mënyrë aktive nga media, e cila pasqyroi pikpamjet e ndryshme politike në të gjithë vednin. Procesi ishte transparent pasi votimi u bë në mënyrë transpaente dhe kështu po bëhet edhe numërimi. Ndërsa ndër aspektet më të kritikueshme, në krye është roli i partive në komisionet zgjedhore, sidomos i dy partive të mëdha, PD – PS, që kanë abuzuar më të drejtat që u jep Kodi Elektoral, pra ligji, për të vazhduar betejën politike mes tyre, në fushën e aspekteve teknike të organizimit të zgjedhjeve. Dhe kjo nuk është hera e parë që kjo ndodh me dy partitë e mëdha. Për fat të keq ky është një model që po vazhdon në Shqipëri.

Deutsche Welle: Z. Eschenbaecher, le të flasim për procresin e numërimit që po vazhdon. Çfarë mendoni për vonesa në nxjerrjen e rezultatit? A jnaë ato të qëllimshme?

Jens Hagen Eschenbaecher: Ajo që është e rëndësishme në procesin e numërimit është transparenca dhe saktësia. Në përfundim të tij të gjitha palët e përfshira, duhet të kenë besimin se votat u numëruan në mënyrën e duhur dhe saktë. Pra, gjëja më e rëndësishme është që vullneti i votueve të pasqyrohet në rezultat. Nëse vonesat janë apo jo të qëllimshme, kjo është vështirë të thuhet. Një arsye e rëndësishme pse po ecën kaq ngadalë ky proces është transparenca pothuaj e tij unikale. Fletët e votimit dalin para kamerave, secili mund të ndjekë se çfarë po ndodh, mënyra këto që po aplikohen nga marrëveshja mes dy partive të mëdha, procedura këto që kanë rrritur transparencën dhe kjo është shumë pozitive ndërkohë që kanë ngadalësuar procesin. Transparenca ka koston e vet, por në fund të fundit e rëndësishme është pikërisht transparenca dhe saktësia e rezultatit.

Deutsche Welle: A shikoni gjasa që rezultati i zgjedhjeve lokale të 8 majit të pranohet nga pala humbëse? Edhe mospranimi i rezultatit nga kjopalë është një model negative që ka shoqëruar pothuajse të gjitha proceset zgjedhore në periudhën post –komuniste të tranzicionit?

Jens Hagen Eschenbaecher: Është pjesë e procesit demokratik që partitë, që humbin zgjedhjet të pranojnë që i humbën ato. E rëndësishme është që partitë politike të kenë besim në integritetin e procesit. Ne, si vëzhgues ndërkombëtarë, duke vëzhguar procesin, vëmë në dukje anët e tij pozitive dhe mangësitë mund të luajmë një rol në këtë drejtim. Por ne, si vëzhgues ndërkombëtarë nuk na intereson rezultati, na intereson procesi. Roli ynë është të analizojnë procesin dhe të vëmë në dukje fushat ku në të ardhmen duhen bërë përmirësime. Zgjedhjet janë në rradhë të parë për votuesit dhe jo për interesat e ngushta të partive politike. Pra është votusi që flet ditën e zgjedhjeve dhe verdikti i votuesit duhet respektuar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhje.

Intervistën e zhvilloi Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama