1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

ESC 2015 - Shqipëria në garë me Elhaida Dani me "I'm Alive"

Elhaida Dani prezanton Shqipërinë në gjysmëfinalen e Eurovision Song Contest 2015 në Vjenë, me këngën "I'm Alive", kompozuar Arber Elshani dhe Kristijan Lekaj, dhe teksti nga Sokol Marsi.

Në garën e pëzgjedhjes në Festivalin e Këngës, në dhjetor të vitit 2014, Elhaida Dani ishte këngëtarja 18 dhe e fundit që doli para pulblikut dhe jurisë. Por juria ishte e mendimit se Elhaida Dani me baladën e saj "Dielli", ishte më e mira dhe e meritonte vendin e parë, që i siguroi asaj edhe pjesëmarrjen e saj në Eurovision Song Contest 2015 në Vjenë, ku të martën nëmbrëje (19.05) ajo do të paraqitet në gjysmëfinalen e parë. Por jo me këngën që ka fituar "Dielli", sepse në fund të shkurtit, pa dhënë shumë shpjegime, kompozitori i njohur Aldo Shllaku (i njohur edhe për muzikën e bërë në filmat "Spider-Man 3" dhe "Miss Undercover 2") e tërhoqi këngën "Dielli". Më pas u vendos që Elhaida Dani në Vjenë të prezantohet me titullin "I'm Alive", të duetit kosovar Zzap & Chris.

Ehlaida Dani ka vendosur që sot të mos komunikojë shumë me media dhe të përqendrohet tërësisht në prezantimin para publikut evropian. Por ajo është e mësuar me daljet para publikut të gjerë, madje edhe me fitimin e titujeve dhe të çmimeve. Në vitin 2009 ajo fitoi garën e parë serioze si këngëtare, kur ishte vetëm 16 vjeç në konkursin e "Star Academy" në Shqipëri. Më pas ka marrë pjesëshpesh edhe në spektaklin "E Diela Shqiptare", dha ka marrë pjesë në festivale të shumta ballkanike, ku ka fituar shumë çmime. Në vitin 2011 ishte kandidate në Festivalin e Këngës, ku arriti deri në finale, por pa sukses.

Fitorja në Itali

Më 2013 ajo vendosi të nisë karrierën ndërkombsëtare dhe kandidoi në "The Voice of Italy". Kjo i solli një sukses të jashtëzakonshëm, sepse 70% e publikut ishte e mendimit se pikërisht Elhaida Dani duhet ta fitonte çmimin e "The Voice of Italy". Kjo fitore i siguroi edhe një turne të madh dhe daljen e parë si solo në Itali. Fitorja në Itali e nxiti të marrë pjesë sërish në Festivalin e Këngës, kuk fitoi bindshëm në 2014 me këngën e tërhequr tani "Dielli". Adhuruesit e saj shpresojnë se Elhaida Dani do të jetë po aq e sukseshme edhe me këngën zëvendësuese "I'm Alive". Por një nga shoqëruesit dhe promotorët e saj në Vjenë, Kleart Duro thotë për DW, se Elhaida Dani për të shkuar në finalen e madhe ditën e shtunë (23.05), dhe për ta prezantuar në mënyrë sa më të denjë Shqipërinë dhe shqiptarët, ka nevojë për votat e publikut nga mbarë Evropa. Në gjysmëfinale konkurrojnë 33 vende, ndërsa shtatë vende e kanë të rezervuar pjesëmarrjen në finalen e madhe të shtunën. Ndër vendet e sigurta në finale bën pjesë edhe Gjermania.