1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Erika Steinbach tërhiqet nga kryesia e CDU-së

Presidentja e shoqatës së të dëbuarve reagon ndaj skandalit, që shkaktuan deklaratat e saj rreth rolit të Polonisë në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore.

default

Presidentja e shoqatës së të dëbuarve, Steinbach

Funksionarja për të dëbuarit gjermanë në Luftën e Dytë Botërore, Erika Steinbach, do të tërhiqet nga kryesia e Partisë Kristiandemokrate. Kështu presidentja e shoqatës së të dëbuarve reagon ndaj skandalit, që shkaktuan deklaratat e saj rreth rolit të Polonisë në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore. Në një mbledhje partie të Unionit CDU/CSU Steinbach ishte shprehur se "nuk mund ta ndryshojë faktin që Polonia ishte mobilizuar që në mars të vitit 1939". Ministri i Jashtëm gjerman dhe kryetari i FDP-së, Guido Westerwelle, u shpreh i shqetësuar për cënim të reputacionit të Gjermanisë në botë:

"Shprehjet dykuptimshe, të cilat vënë në pyetje përgjegjësinë e rëndë të Gjermanisë në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, janë të papranueshme. Kush e vë në pyetje këtë përgjegjësi duhet të ketë parasysh se jo vetëm bie ndesh me faktet historike, por shkakton edhe dëme të mëdha për imazhin e vendit tonë në botë e jo vetëm tek fqinjët tanë si Polonia."

SPD-ja e cilësoi të patolerueshme sjelljen e Steinbachut. Ekologjistët folën për fyerje të Polonisë. Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Unionit CDU/CSU Volker Kauder u shpreh se tema kishte marrë fund dhe e mori në mbrojtje Steinbachun.

Autor: dpa/Eliana Xhani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 10.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P9NZ
  • Data 10.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P9NZ