1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogani nis kursin për në postin presidencial

Thomas Seibert / Auron Dodi2 Korrik 2014

Në Turqi, lufta për postin më të lartë shtetëror ka nisur zyrtarisht. Nëse zgjedhjet i fiton kryeministri Recep Tayip Erdogan, Turqinë e pret një shndërrim rrënjësor në një sistem presidencial.

https://p.dw.com/p/1CUP1
Erdogan Kandidatur Präsidentschaftswahl 01.07.2014
Fotografi: picture-alliance/dpa

Mehmet Ali Sahin, zëvendësshef i partisë së Erdoganit, AKP e shpalli Erdoganin në një aktivitet elektoral në Ankara si kandidat për postin e Presidentit. Zgjedhjet do të mbahen më 10 gusht. Nëse Erdogani nuk arrin të marrë 50 përqind të votave, më 24 gusht ai duhet të kalojë në zgjedhjet e balotazhit. Dy kandidatët e tjerë për president, Ekmeddin Ihsanoglu nga partitë opozitare CHP dhe MHP dhe Selahatin Demirtas nga partia kurde HDP - duan të arrijnë pikërisht këtë.

Të gjitha sondazhet e shohin Erdoganin të prijë qartë; shumica e anketimeve mendojnë se ai ka mjaft shanse të fitojë në raundin e parë. Por demoskopi i Stambollit, Murat Gezici e sheh të gjithën ndryshe: në bazë të njohurive të tij, Erdogani ndodhet nën nivelin e 50 përqindshit.

Erdogan Kandidatur Präsidentschaftswahl 01.07.2014
Erdogani emërohet zyrtarisht si kandidat për postin e presidentit për garën presidenciale në gusht.Fotografi: picture-alliance/dpa

Erdogani kërkon fitore në raundin e parë

Por vetëm nëse 60 vjeçari Erdogan fiton në raundin e parë, vetëm atëherë ai mund të marrë një mandat të zgjedhësve për një presidencë të llojit si e synon ai. Ai ka deklaruar disa herë, se si kryetar shteti ai nuk do të kufizohet në detyra përfaqësuese, por se synon ta qeverisë vendin. Nën kushtetutën aktuale, Turqia është vërtet një demokraci parlamentare. Por krahas kompetencave ceremoniale, presidenti ka edhe disa kompetenca praktike-politike, të cilat Erdogani dëshiron t'i shfrytëzojë. Këtu bën pjesë e drejta për të drejtuar mbledhjet e kabinetit qeveritar. Këtë kërkon ta bëjë edhe Erdogani.

Presidenti do të ishte kështu në jetën e përditshme edhe shefi më i lartë i qeverisë; zgjedhja e drejtpërdrejt nga populli ia shton shumë vlerat postit presidencial, shkroi kolumnisti Mehmet Metiner në gazetën e afërt me qeverinë, "Yeni Safak".

Erdogan Kandidatur Präsidentschaftswahl 01.07.2014
Kryeministri i Turqisë me bashkëshorten e tijFotografi: picture-alliance/dpa

E ardhmja e AKP-së e paqartë

Megjithatë, si president, Erdoganit do t'i duhet të dorëzojë si mandatin parlamentar, ashtu edhe kreun e partisë AKP. Aktualisht është e paqartë, se kush do të bëhet trashëgimtar i tij si kryeministër ose kryetar partie. Presidenti në post, Abdullah Gül më parë e ka përjashtuar një këmbim postesh me Erdgonanin sipas modelit rus, por ndërkohë nuk pranon më të pozicionohet.

Nëse do të pranojë një kandidat të dobët për postin e kryetarit të AKP-së, Erdogani duhet të llogarisë se ai mund të mos jetë i fortë sa duhet, për të mbajtur nën kontroll krahët e ndryshme të partisë. Në Ankara thuhet se e ardhmja e AKP-së ka shkaktuar skepticizëm për kandidaturën presidenciale edhe vetë në familjen e Erdoganit.