1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Erdogani fiton, por jo shumicën absolute

Erdogan kërkon të bëjë ndryshime thelbësore të kushtetutës. Por këtë nuk do ta ketë shumë të lehtë. Megjithatë, ka një bekim të vogël në fatkeqësi, mendon Baha Güngër në komentin e tij

Rexhep Taip Erdogan pas konfirmimit të fitores

Rexhep Taip Erdogan pas konfirmimit të fitores

Demokracia pluraliste jep mundësinë e krijimit të fakteve të forta në zgjedhjet parlamentare në Turqi. Rreth 50 përqind e votave janë dhënë për Partinë e drejtësisë dhe prosperitetit (AKP) të kryeministrit Tayyip Erdogan, një rezultat që nuk lë vend për dyshime. Edhe pjesëmarrja në zgjedhje me mbi 84 përqind konfirmon legjimitetin demokratik të suksesit të AKP-së.

Në këtë mënyrë AKP i ka treguar tri herë me radhë gjoksin të gjitha sfidave, duke rritur në mënyrë të përpjesshme përqindjet e votave. Në vitin 2002, ajo mori 34 përqind, katër vjet më parë 46,5 dhe tani gati 50 përqind. Në hije lë AKP, me rezultatin e saj Partinë socialdemokrate-kemaliste, Partinë Popullore Republikane CHP me rreth 25 përqind dhe partinë ekstremiste të djathtë, Partinë e Lëvizjes Nacionaliste MHP me rreth 13 përqind.

I konsiderueshëm është me 35, numri i kandidatëve të pavarur, që kanë arritur të hyjnë në parlament, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga partia pro-kurde, Partia për Liri dhe Demokraci, BDP. Mes tyre bëjnë pjesë edhe disa kritikë të Erdoganit, që nuk janë kurdë, por që presin të gjykohen nga drejtësia për gjoja planet e tyre për organizime puçesh.

Bahaeddin Güngör

Bahaeddin Güngör

Erdogan kërkon të bëjë ndryshime thelbësore të kushtetutës

Cilat janë arsyet e ngjitjes së shpejtë të Edroganit brenda nëntë vjetësh? Reformat, që kishin si synim ta afronin vendin anëtar të NATO-s me normat dhe vlerat e Bashkimit Evropian, kanë humbur ritmin bashkë me shpresat në rënie për një pranim në BE. Zhvillimet pozitive, si për shembull forcimi i lirisë individuale dhe institucionale për të gjitha shtresat, janë lënë në harresë.

Suksesi grandioz i Erdoganit është fatkeqësi për Turqinë. Vitet e fundit ai është bërë gjithnjë e më shumë rezistent ndaj këshillave dhe nuk druhet që t`i deklarojë kundërshtarët e tij si armiq të shtetit. Një bekim i vogël në këtë fatkeqësi është që AKP-ja e tij nuk arriti të merrte 330 vende në parlament, kështu që nuk mund të bëjë e vetme ndryshime të kushtetutës, por do t`i duhet të bëjë kompromise edhe me opozitën, për ta arritur atë. Në këtë mënyrë synimi i tij për kthimin e Turqisë në republikë presidenciale nuk do të jetë fillimisht i mundur.

Paradoksi në këto zgjedhje është se demokratët bënë aleancë me ekstremistët e djathtë dhe në fund u gëzuan, që MHP arriti të kapërcente kufirin minimal prej 10 përqindshit, kufi që përcakton hyrjen në parlament. Nëse nuk do të kishte ndodhur kështu, atëherë AKP do të kishte marrë numër më të madh të vendeve dhe do të kishte marrë shumicën e duhur për të bërë e vetme ndryshimet në kushtetutë.

Turqia ndodhet para kohëve të vështira

Simpatizantë të AKP-së festojnë fitoren

Simpatizantë të AKP-së festojnë fitoren

Megjithatë pavarësisht nga raportet e qarta të forcave Turqia ndodhet para kohëve të vështira. Presioni i shokëve të AKP kundër atyre, që mendojnë ndryshe, do të rritet. Liria e shtypit do të vazhdojë të kufizohet dhe feja do të marrë më shumë prioritet, duke rënë në kundërshtim me kushtetutën sekularë të republikës laike. Në këtë mënyrë Turqia do të kthehet në një nga kandidatët e BE-së, e cila jep vetë argumentet për të mos u pranuar.

Nëse nuk ndodh ndryshimi, AKP do të arrijë synimin e saj pas katër vjetësh. Nuk mund të mendohet që Turqia të kthehet në Iran dhe Rexhep Taip Erdgan në Mahmud Ahmadinexhad. Por një krahasim realist me Vladimir Putinin e Rusisë, mjafton që e ardhmja të shihet me shqetësim.

Autor: Baha Güngër

Redaktoi: Cama/Verbica

DW.COM