1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Erdogani duhet të ndryshojë kursin e politikës së jashtme

Turqia ka raporte të tendosura të paktën me dy vende: Rusinë dhe Izraelin. Tani ka nevojë për përmirësime, sepse politika e ashpër e Presidentit Erdgogan i ka sjellë shumë probleme vendit.

Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan

Plazhet turke janë gati bosh, sepse atje ka shumë më pak njerëz se në të kaluarën. Një e treta, pra rreth 35 % turistë ka më pak këtë vit. Tregtarët dhe hotelierët thonë se po u mungojnë rusët, sepse numri i tyre ka rënë me 90%. Por edhe gjermanët hezitojnë këtë vit të shkojnë në Turqi. Numri i tyre ka rënë me 30%. Më së shumti janë dëmtuar sipërmarrësit e vegjël, tregtarët dhe punëtorët në plazhe si dhe guidat turistike.

Përgjegjësinë e ka gjendja tepër e keqe e sigurisë dhe politika e Erdoganit. "Shumë shpesh ka shpërthime, ndërsa raportet me vendet tjera janë të këqija", thotë një mësues i sporteve ujore. "Teatri për rezolutën ndaj armenëve ka krijuar një imazh të keq. Qeveria turke nuk ka mundur t'i përmirësojë me kohë raportet me vendet e tjera, ndaj edhe numri i turistëve ka rënë shumë.

Recep Tayyip Erdogan dhe Benjamin Netanjahu

Recep Tayyip Erdogan dhe Benjamin Netanjahu

Sulmet e fundit në Stamboll, por edhe ato të mëparshmet, kanë bërë që turistët të qëndojnë larg metropolit. Shumëkush e sheh fajin tek Presidenti Erdogan. Para pak kohësh është shënuar edhe demonstrata e parë kundër politikës së Erdoganit.

Kurs tepër i keq diplomatik

Qeveria e Erdoganit vërtet ka lënë shumë pak miq kohët e fundit: prej vitesh Erdogani kërkon heqjen e regjimit të Asadit. Me këtë politikë të mbështetur edhe nga vendet perëndimore, është futur në konflikt me mbështetësit e tij - si Siria dhe Irani. Tensionet janë shtuar pas goditjes në nëntor të vitit të kaluar të një avioni ushtarak rus. Raportet me Moskën janë përkeqësuar në mënyrë dramatike.

Por ndërkohë janë ftohur raportet edhe me partnerët perëndimorë, të cilët e konsiderojnë Turqinë fajtore për mosmbrojtjen sa duhet të kufirit me Sirinë, që lejon futjen e terroristëve në territorin e Evropës. Ndërkohë gazeta "Cumhuriyet" ka ngritur kritika për mbështetjen me armë të ekstremistëve. Janë përkeqësuar raportet edhe me Gjermaninë, për shkak të rezolutës së Bundestagut me të cilat krimet ndaj armenëve në vitet 1915/16 quhen "gjenocid".

Prej vitit 2010 janë ngarkuar edhe raportet turko-izralite. Në maj të këtij viti është sulmuar flota e ndihmave "Mavi Marmara" për Rripin e Gazës, me ç'rast janë vrarë nëntë persona, ndër ta tetë aktivistë nga Turqia.

Wladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin

Shpresa për turistë rusë

Tani Erdoani po lëviz. Ai do të takojë Presidentin rus Putin në kuadër të Samitit 20, ndërsa ditë më parë ka shprehur keqardhje për incidentin me avionin ushtarak. Javën që vjen ata do të telefonojnë së bashku. Raportet ruso - turke do të përmirësohen, mendon eksperti Leonid Isajev. Por ai dyshon se kjo do të ndikojë në rritjen e shpjetë të numrit të turistëve rusë në Turqi. "Rusia është e interesuar që për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, një pjesë të këtyre parave t'i mbajë në vend", thotë Isajev.

Ndryshe duken gjërat me prodhimet bujqësore: "Rusia ende nuk ka arritur të orientohet tek tregjet tjera. Por nuk jam i sigurt se do të hiqen shpejt të gjitha sanksionet", mendon ai.

Interesat izralito-turke

Pajtimi me Izralin mund të ketë shkaqe pragmatike. Shteti hebre i paguan Turqisë 20 milionë dollarë dëmshpërblim për sulmin ndaj anijes "Mavi Marmara". Turqia shpreson edhe për ardhjen e turistëve nga Izraeli, ndërsa Izrali shpreson që Turqia të dërgojë gaz në këtë vend.

Në fushat e tjera, si për shembull në bashkëpunimin ushtarak, me siguri që do të vazhdojnë problemet. Erdogani ka vendosur forcat ushtarake nën kontroll dhe kjo mund të paraqitet si pengesë. Por të dy vendet kanë interesa të përbashkëta politike. "Të dyja ato shqetësohen për shtimin e ndikimit në Siri dhe dominimit të një shteti shiit. Erdogani ka dhe një problem tjetër, thotë analisti. Ai duhet të zvoglojë përçarjet dhe konfliktet. Ndaj një konflikt tjetër me Izralin me siguri që nuk i duhet.

Por bashkëpunimi me Izraelin mund ta dëmtojë imazhin e Erdoganit në vendet arabe. Dhe jo së fundi, Erdogani duhet të ketë kujdes që të rimëkëmbë gjendjen ekonomike. Koncerni më i madh për udhëtim, TUI, pohon se këtë vit Turqia mund të llogarisë me vetëm një milion turistë, që është pesëdhjetë përqind më pak se një vit më parë.

DW.COM