1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Erdogan nis sulm frontal ndaj lëvizjes Gülen

Për Erdoganin Güleni është kthyer në një armik që duhet të luftohet. Erdogani nuk është aspak i gatshëm të marrë përgjegjësi politike për korrupsionin në radhët e ngushta të tij.

Hüseyin Gülerce gazetar i gazetës "Zaman" tha para disa ditësh se "po bëhet gati një stuhi e madhe". Gülerce dhe gazeta "Zaman" i përkasin lëvizjes Gülen. Qeveria Erdogan ka larguar brenda pak ditësh nga postet e tyre disa qindra policë, që dyshohet se janë me sa duket përkrahës të lëvizjes Gülen dhe i ka zëvendësuar me pasuesit besnikë të saj. Po ashtu asnjë nëpunës i Prokurorisë që ishte i përfshirë në hetimin e çështjes së korrupsionit më 17 dhjetor dhe arrestimet e të dyshuarve nuk është më në postin që kishte.

Lëvizja Gülen konsiderohet si një ndër lëvizjet islamike më me ndikim në Turqi dhe drejtohet prej teologut Fethullah Gülen. Në Turqi kjo lëvizje gëzon mjaft përkrahës, por në të njëjtën kohë ajo është edhe në qendër të kritikave, sepse akuzohet se nëpër shkollat e saj private në 140 vende të botës lëvizja Gülen propagandon një agjendë islamike.

Erdogani dhe pasuesit e tij flasin për struktura paralele në aparatin e shtetit që synojnë të përmbysin qeverinë dhe për t'i shkatërruar këto struktura nevojiten qarkullimeve masive të kuadrit. E prekur është edhe prokuroria: dy prokurorëve të lartë që hetonin në skadalin e korrupsionit ua kanë hequr nga dora këtë hetim. Ndaj njërit prej tyre Zekeriya Oz, i cili është pasues i lëvizjes Gülen, ka nisur madje procesi për marrjen e një mase disiplinore.

Dikur aleatë, tani kundështarë

Për vite të tëra lëvizja Gülen dhe gylenxhinjtë e kishin mbështetur qeverinë islamiko-konservatore të Erdoganit sidomos në përpjekjet e saj për t'i hequr nga dora ushtrisë ndikimin e saj politik.

Por prej disa kohësh mes aleatëve të dikurshëm ka fërkime. Një përfaqësues i lartë i lëvizjes Gülen tha për Deutschen Wellen se gylenxhinjtë i konsiderojnë veprimet e policisë ndaj demonstruesve në Parkun Gazi si jo demokratike dhe se që atëhere e kanë kritikuar qeverinë. Sipas tyre Erdogani po bëhet gjithënjë e më autoritar.

"Stuhia" vetëm sapo ka filluar

Kryeministrin Erdogan nuk e shqetësojnë këto kritika. Ai do të fitojë në zgjedhjet lokale më 30 mars dhe zgjedhjet presidenciale në verë duke mbledhur rreth vetes kampin konservator dhe duke u distancuar nga grupet tjera. Kjo është e kundërta e dialogut që kërkon Güleni e quan. Për Erdoganin Güleni është kthyer në një armik që duhet të luftohet. "Stuhia" për të cilën qe shprehur Gülercevetëm sapo ka filluar. Qeveria i konsideron gylenxhinjtë si armiq të shtetit dhe i bën përgjegjës për gabimet e viteve të kaluara. Ndër to sipas mendimit të qeverisë së Erdoganit bën pjesë edhe seria e dënimit të qindra ish-gjeneralëve të akuzuar për përpjekje për puç kundër Erdoganit.

Qeveria do t'i paraqesë këto procese si manipulime të lëvizjes Gülen dhe do t'i rishqyrtojë ato. Sipas deputetit turk të Partisë Republikane Riza Türmen qeveria do t'i paraqesë edhe rastet aktuale të korrupsionit si manipulime të gylenxhinjve.

Erdogani nuk ka asnjë lloj gatishmërie për të marrë përgjegjësi politike për korrupsionin në radhët e ngushta të tij, thotë deputeti tjetër i kësaj partie Ugur Bayraktutan. "Në një vend perëdimor kryeministri do të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen" në një rast të tillë, thotë Ugur Bayraktutan për Deutschen Wellen.