1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogan Düsseldorf

28 Shkurt 2011

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan foli të dielën para 10.000 spektatorëve në Dyseldorf. Kryeministri turk tha se myslimanëve nuk duhet t'u kufizohet e drejta e për lirinë e besimit.

https://p.dw.com/p/10Qfq
Rexhep Taip Erdogan duke folur në Dyseldorf (27.02.11)Fotografi: dapd

Kryeministri turk ngjitet në skenë, si gjithmonë me vonesë të madhe, por kjo sigurisht nuk e ndryshon atmosferën entuziaste. Madje shumë vetë e pritën kryeministrin përjashta në shi. Biletat ishin shitur prej kohësh në xhami, në shoqatat turke apo supermarkete.

Gjithkush mund të hynte brenda, por jo çdo vizitor ishte përkrahës i politikës konservatore-islamike. Një burrë turk thotë: "Ai është kryeministri i Turqisë dhe jo i Gjermanisë. Mua nuk më pëlqen kjo."

Ndërsa një vizitor tjetër: "Ai nuk është pjesë e forcave progresiste, që unë i mbështes, por duhet ta them integrimi është për të i rëndësishëm ."

Türkei Deutschland Düsseldorf Erdogan
Atmosferë entuziaste për ErdoganinFotografi: dapd

Për shumë turq që erdhën në Dyseldorf e rëndësishme ishte të shikonin kryeministrin turk dal vivo. Daljet në publik në Gjermani nuk kanë vetëm efektin e evenimentit në Turqi.

Megjithatë Cidam Ünsal nuk miqësohet dot me politikën e Erdoganit.

"Jo, sepse, nuk bëj pjesë tek partia e tij, dhe nuk i mbështes qëndrimet radikale të kësaj partie - qëndrime radikale islamiste."

Por Cidam Ünsal i jep në një pikë të drejtë Erdoganit. "Nuk është mirë të asimilohesh, Gjermania e ka këtë politikë, pra politikën e asimilimit. Mendoj në këtë pikë ai ka të drejtë, 100 përqind madje."

Por ndryshe nga viti i shkuar, këtë vit Erdogani nuk u mor shumë me temën e integrimit. Ai përsëriti se integrimi është i rëndësishëm, por heqja dorë nga kultura dhe gjuha jote është e papranueshme. Madje edhe një nocion i kontestuar u përdor - fjala asimilim - por këtë herë Erdogani dukej më i përmbajtur dhe më tolerant.

Türkei Deutschland Düsseldorf Erdogan
Biletat ishin shitur prej kohësh në xhami, në shoqatat turke apo supermarketeFotografi: dapd

Fjalimi njëorësh i kryeministrit turk u shërbente para së gjithash sukseseve në politikën e brendshme dhe të jashtme të qeverisë konservatore islamike. Sigurisht kishte tonin e një fjalimi zgjedhor. Më 12 qershor në Turqi zhvillohen zgjedhjet e reja dhe Erdogani dëshiron që shumë turq të vijnë në vendlindje dhe të japin votën për partinë e tij, ose së paku të nxisin të afërm e miq të votojnë për partinë konservatore.

Asnjë kryeministër turk para Erdoganit nuk ia ka dalë të bëjë fushatë zgjedhore në tokë gjermane. Por përkrahësit e Erdoganit e mbështesin edhe këtë përpjekje të kryeministrit.

"Personalisht ai nuk foli për zgjedhjet, ai vjen shpesh në Evropë." thotë një përkrahës i kryeministrit turk. Ndërsa një tjetër: "Ne gëzohemi që ai erdhi tek ne dhe mesazhet që ai na dha neve qytetarëve turq në Gjermani dhe mediave gjermane duhet të kuptohen drejt dhe jo si herën e fundit në Köln."

Autor: Ayca Tolun/Lindita Arapi
Redaktor: Pandeli Pani