1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Erdogan fiton zgjedhjet presidenciale në Turqi

Recep Tayyip Erdogan shprehet se do të ushtrojë pushtet të vërtetë me postin deri tani ceremonial të presidentit.

Kryeministri i deritashëm turk, Recep Taip Erdogan fitoi në zgjedhjet presidenciale në Turqi. Erdogani u zgjodh që në raundin e parë në këtë post. Ai synon dy mandate presidenciale me pesë vjet secili.

Turqit votuan në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta për të zgjedhur presidentin e vendit.

Dy kandidatët që sfidonin Erdoganin si kandidatë për postin, qenë që në sondazhe shumë larg mbështetjes së Erdoganit.

Më shumë fuqi ekzekutive

Erdogani ka thënë se po të zgjidhet, ai do të shërbejë si president që ka më shumë fuqi ekzekutive, duke pretenduar se natyra direkte e votës do ta justifikojë këtë qëndrim. Më parë, presidentin e zgjidhte parlamenti.

Partia në pushtet e Erdoganit, Partia e Drejtësisë dhe e Zhvillimit (AKP) është e vendosur të ndryshojë kushtetutën e vendit.

Aktualisht Turqia është demokraci parlamentare, por me ndryshimet ajo mund të bëhet sistem më presidencial, e ngjashme me atë të Francës.

Erdogani besohet se do të caktojë një kryeministër të përshtatshëm për të që ta ndryshojë sistemin, 60 vjeçari, që është në pushtet që prej vitit 2003, pengohet nga rregullat e partisë që të kandidojë për herë të katërt si kryeministër.