1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Era dhe dallgët pengojnë pastrimin e shtresë së naftës - Peshkatarët e shohin të rrezikuar ekzistencën e tyre

Peshkatarët në SHBA shpresojnë që moti të qetësohet, sepse aktualisht është e vështirë të mendohet për të marrë masa për vulosjen e burimit të naftës, te cisterna e fundosur.

default

Qilim nafte para bredegetit të Luizianës

"S'kemi asnjë shans", thotë peshkatari BecNell, duke u kthyer me varkën e tij në Portin e Venecias. "Valët në det janë shumë të larta dhe nuk na lejojnë që ta luftojmë qilimin e naftës", thotë peshkatari i gaforreve. Ai është njeri nga të paktët në fshatin e vogël Venecia, i cili që prej këtij momenti e fiton bukën e gojës si ndihmës katastrofash. Fillimisht i paguar nga qeveria e SHBA, e cila do t'i marrë në fund paratë nga koncerni i naftës dhe mineraleve BP.

Obama / USA / Ölpest

Presidenti Obama kërkon, që BP të paguajë faturën

"BP është përgjegjëse për të çarën. BP do ta paguajë faturën për këtë."

Kështu u shpreh Obama para peshkatarëve në Venecia të dielën, me shprehje fytyre veçanërisht të vendosur.

Rrënim i ekzistencës

Shumë pyesin tani veten, nëse llogaritë për ushqimet, që kanë blerë, duhet t'i dërgojnë në qendrën në Londër të koncernit BP. Sepse që prej këtij momenti ata nuk lejohet të peshkojnë më. "Industria më e madhe e peshkimit e SHBA, turizmi - gjithçka është në lojë", thotë peshkatari BecNell.

Dhe jo vetëm këtu në Luiziana, por edhe në shtetet federale fqinje. Obama me deklaratat e tij natyrisht është nisur për mirë. Por me to nuk mund të paguajnë as peshkatari BecNell dhe as shokët e tij taksat për shkollën e fëmijëve, edhe as këstet për shtëpitë e tyre të vogla. Shumë peshkatarë ngrenë duart pa ditur ç'të bëjnë, pasi nuk e parashikojnë dot si do të venë më tej punët. Që prej katër ditësh, moti i keq pengon çdo përpjekje për ta luftuar qilimin gjithnjë e më të gjerë të naftës.

BP angazhon peshkatarët e mbetur pa punë

Të ashtuquajturat anije të përgjigjes, anije të mëdha të lyera me ngjyrat blu e bardhë, me pajisje të posaçme, që thithin naftën, kanë hedhur spirancën në grykën e Mississipit. Ekipet vetëm e shohin naftën. Për ta thithur atë nuk munden, valët janë shumë të larta. Një erë e pakëndshme është në ajër, nafta përmban shumë squfur. Avionët, të cilët duhet të hedhin kimikate nga ajri, duhet të qendrojnë në tokë.

"Era e madhe pengon që avionët C130 të transportit të ngrihen, që të paktën ta hollojnë qilimin e naftës", thotë peshkatari BecNell, i cili është futur krejtësisht në rolin e luftuesit profesionist të naftës.

USA / Ölpest / Fischer

NOAA ka kufizuar peshkimin për qëllime komerciale në pjesët e ndotura nga nafta të gjirit të Meksikës

" Radioja lokale njeh vetëm një temë, "krizën e naftës".

Lajme qarkullojnë, në bazë të të cilave BP do të vërë sërish në lëvizje robotë të nënujshëm, për të mbyllur të paktën të çarën më të vogël nga tri të çarat në cisternë. Këmbana gjigante e zhytjes, me të cilën synohet të mbyllet e çara e shpimit, ndërkohë është e gatshme. Se si do të transportohet krijesa e lartë sa një shtëpi në një det me furtunë, për t'u instaluar më në fund në tabanin e detit, kjo mbetet e panjohur, jo vetëm për peshkatarët në Venecia.

"Moti, përveç naftës që rrjedh pa pushim, është për momentin me të vërtetë sfida jonë më e madhe, thotë zëdhënësja e koncernit BP, Mackintosh në Portin e Venecias.

Autor: Ralf Sina

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 04.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NDzW
  • Data 04.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NDzW