1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Enver Hoxha shfaqet si suvenir

Në Gjermani quhet ost-algji, në Shqipëri do të quhej bunker-algji ose mbase edhe hoxh-algji.

Tiranë, prill 2008

Tiranë, prill 2008

Ost-algji, do të thotë nostalgjia për kohën e komunizmit e që shfaqet me mbledhjen e sendeve që kujtojnë atë pjesë të historisë së Gjermanisë, të asaj lindore, pra në ost.

Në Shqipëri shfaqja e parë komerciale e nostalgjisë por dhe talljes njëkohësisht me komunizmin u bë me bunkerët. Ata u shfaqën të riprodhuar në çdo përmasë dhe me materiale të ndryshme, duke u përdorur në mënyrë inflancionare për post-prezantimin e Shqipërisë komuniste. Mbase kjo nuk kishte lidhje me nostalgjinë.

Magnete me figura historike, Tiranë 2008

Magnete me figura historike, Tiranë 2008

"Por sot ka ardhur koha," thotë Vata një shitës suveniresh në qendër të Tiranës. Pra ka ardhur koha, dhe nga vitrina e dyqanit të tij Enver Hoxha të përshëndet nga një filxhan i madh dhe një i vogël kafeje. Në hyrje të dyqanit ai të buzëqesh nga pulla të vogla magnetike, kurse mbi tavolinë busti i vogël i tij sikur ka dalë nga shkolla tetëvjeçare e Mamurrasit në vitet tetëdhjete, por gjatë rrugës nëpër kohë dhe për Tiranë është zvogëluar. Në bust Enver Hoxha është udhëheqës serioz.

Firma "Stela" e suvenireve i prodhon magnetet dhe filxhanët me portretin e Enver Hoxhës. Bustet e tij ajo i ambalazhon, por nuk i prodhon vetë.

Ka ardhur koha, thotë Vata. "Dhjetë vjet më parë njerëzit nuk guxonin as të thoshin që ishin socialista. Ka ardhur koha që Enver Hoxha të tregohet hapur." Ai nuk i fsheh sendet me Enver Hoxhën. Reagimet e njerëzve që kalojnë janë të ndryshme.

Më kanë thënë të m`i thyjnë filxhanet. I kam thënë paguaj 5 mijë lekë dhe thyeji. Ca më kanë të lumt, dhe ka nga ata që u ka ba shpirti mal. Ca kanë thënë do të vijmë ta marrin. Ka njerëz që e duan tamam.

Ai i blejnë njerëzit sendet me Enver Hoxhën?

Po! Ecën mirë.

Kush i blen më shumë?

Më shumë i blejnë të huajt.

A e njohin të huajt Enver Hoxhën?

Nuk e di. Kam përshtypjen se jo.

Një francez kishte blerë dje nje magnet. Busti nuk shitet shumë.

Këtu në dyqan Vata teston pulsin e kohës. Ata që më njohin pyesin pse e shes Enver Hoxhën. Ata që s`më njohin, thonë "ky do jetë ndonjë komunist."

Vata, vjen nga Tropoja, dhe ka qenë familje e persekutuar. " Aq sa kam qenë në atë kohë me i kundërshtu, i kemi kundërshtu. Tani njerëzit sot që kanë hanë hangër bukë me të e shajnë."

Ai do shumë Sali Berishën. Në karrigen ngjitur ka lënë gazetat që ka lexuar sot: Tema, RD, dhe Zëri i Popullit. "Kjo është demokracia," mendon ai.

  • Data 09.04.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Df5H
  • Data 09.04.2008
  • Autor Aida Cama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Df5H