1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Entuziazëm dhe kërkesa - Papa Françesku në Brazil

Një milionë e gjysmë pelegrinë priten në Ditën Botërore të Rinisë në Rio de Zhaneiro. Ata duan të prezantojnë një kishë katolike të re dhe moderne. Por protestat mund ta hedhin hije mbi këtë eveniment.

Për Ricardo Coaleas, Juan Ramon Monrada dhe Nelson Bolivar është përmbushur një ëndërr. Jezu Krishti hap krahët mbi dhe bekon ata e të gjithë të pelegrinët e Ditës Botërore të Rinisë, kështu mendojnë tre amerikanolatinët. Ricardo und Juan kanë ardhur nga Hondurasi, Nelson nga Venezuela. Me respekt ata shohin statujën e Krishtit të vendosur si në një fron mbi Rio de Zhaneiron. "Për ata më shumë se një atraksion turistik. Një sinjal i zotit."

Në Ditën Botërore të Rinisë priten një milionë e gjysmë të rinj nga e gjithë bota. Ata duan të festojnë besimin e tyre, bashkësinë katolike dhe të presin Papën në vizitën e tij të parë jashtë Vatikanit. Papa argjentinas vjen kështu në kontinentin e tij.

Program i ngjeshur

Papst Franziskus in Brasilien

Papa me presidenten e Brazilit Dilma Rousseff

Papa Françesku u prit me entuziazëm në Brazil. Përgjatë rrugës nga aeroporti në metropolin Rio, automjeti me të cilin udhëtonte Papa ecte përpara me vështirësi për shkak të masave të njerëzve, që brohorisnin. Presidentja e Brazilit Dilma Rouseff i uroi mirëseardhjen Papës. Në fjalën përshëndetëse Papa kërkoi përpjekje më të mëdha për të mbështetur gjeneratën e të rinjve. Shoqëria, kërkoi Papa, duhet t'u ofrojë të rinjve të gjitha mundësitë, që ata të shpalosin aftësitë e tyre.

Krahas protokollit politik, Papa do të mbajë një meshë gjigande në Copacabana, ku ai do të shfaqet si një përfaqësues kishe, që ka në fokus të vobektit. Papa do të inaugurojë një klinikë për personat e droguar dhe do të vizitojë të rinj të burgosur.

Copacabana është kthyer në një pikëtakimi të të rinjve nga e gjithë bota. Shumica janë argjentinas të veshur me ngjyrat kombëtare, me flamuj të ndryshëm për të theksuar krenarinë e tyre për papën. Nga Gjermania kanë udhëtuar 1.800 të rinj. "Më e bukura në Ditën Botërore të Rinisë është se takon njerëz nga e gjithë bota", thotë Jasmin Hutter me një grup të rinjsh nga Këlni. "Këtu mund t'i tregojmë botës që nuk jemi vetëm".

Këtu të gjithë duan të shfaqen me vetëbesim, si pjesë e një shumice, të cilës i përket e ardhmja. Ky është edhe qëllimi i Ditës Botërore të Rinisë Katolike, të prezantojë kishën si një institucion të ri, të kohës dhe me influencë.

Pelegrinët shijojnë plazhin në Copacabana

Pelegrinët shijojnë plazhin në Copacabana

Tone kritike dëgjohen rrallë nga të rinjtë pelegrinë me çanta shpine. Nelson Bolivar nuk mendon se kisha duhet të ndryshojë. Fakti që Papa i ri është latinoamerikan është në vetvete një revolucion. "Françesku është vetë ndryshimi, ai angazhohet për një kishë të re."

Tone kritike

Ndërsa Maria Tuzzato, që ka ardhur nga Italia me 40 miq të saj, mendon ndryshe. Ajo dëshiron një kishë më moderne. "Unë jam pro martesës mes homoseksualëve", mendon ajo. Në fund të fundit tek krishtërimi bëhet fjalë për dashuri e nuk ka rëndësi, nëse ajo është një dashuri mes burrit e gruas, apo mes dy burrave. Kisha katolike duhet të hapet edhe ndaj temave të tjera, si jeta seksuale para martesës, prezervativët, apo morali mbi seksualitetin.

Edhe Beatriz Cordeiro, një 26 vjeçare nga Brazili, kërkon që "të dialogohet më shumë brenda kishës". "Nuk duam më dogma, duam të merremi seriozisht. Dhe Dita Botërore e Rinisë është vendi i duhur për për ta bërë këtë. Ne nuk duam të diskutojmë vetëm për kishën, por edhe për politikë, se të dyja janë të lidhura me njëra-tjetrën."

Protesta gjatë vizitës së Papës

Këto bluza mbajnë 60 000 ndihmësit e Ditës Botërore të Rinisë

Këto bluza mbajnë 60 000 ndihmësit e Ditës Botërore të Rinisë

Ndërkohë papa mund të pritet me protesta, kur të mbërrijë në Pallatin Guanabara. Përgjatë itinerarit, që do të përshkojë makina e Papës, grupe të rinjsh homoseksualë, duan t'i tërheqin vëmendjen papës me puthje. Ndërsa organizata të tjera kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë protestat sociale, që kanë disa javë që kanë filluar në Brazil. 20.000 policë dhe forca sigurie do të kujdesen për sigurinë e Papa Françeskut në Brazil. Në rast të trazirave ata kanë bërë të ditur se do të ndërhyjnë.

Ndërkohë Beatriz Cordeiro shpreson që demonstratat të tërheqin vëmendjen e Papës. "Ne nuk jemi kundër kampionatit botëror, apo lojërave olimpike, apo Ditës Botërore të Rinisë, por kur ka para për evenimente të tilla gjigande, duhet të ketë fonde edhe sistemin social." Këtë ne do ta kërkojmë edhe gjatë Ditës Botërore të Rinisë.