1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Entropa" çeke - një vepër fyese për shtetet evropiane?

Skandali për veprën artistike provokuese të presidencës çeke të BE-së ka pasojat e tij: Ministri çek për Evropën dhe artistët kërkuan falje dhe paralajmëruan se do të ndryshojnë pjesërisht atë.

default

Art provokativ çek: Entropa

Suedia është një kuti e madhe kartoni e IKEA-s, Hollanda prezantohet si një fushë ku mbizotërojnë minaretë e xhamive, në pozitën gjeografike të Britanisë së Madhe nuk ndodhet asgjë, në hartën e Gjermanisë ka vetëm autorrugë, në Bullgari ka vetëm nevojtore allaturke. 'Entropa' mban emrin kjo vepër artistike. Instalacioni artistik me madhësi dhjetë metra me dhjetë është kontributi zyrtar çek për gjashtë muajt e presidencës së radhës. Ai është vendosur në ndërtesën e BE-së në Bruksel aty ku zhvillohen takimet e Këshillit të Ministrave dhe samitet e Bashkimit Evropian.

Ministri çek për Evropën, Aleksandër Vondra: "Arti është liri. Liria e shprehjes së mendimit bën pjesë tek parimet themelore të demokracisë. Arti nuk njeh kufij. Ne deshëm të tregojmë po ashtu se 20 vjet pas rënies së perdes së hekurt cenzura nuk ka më vend në Evropë".

EU Außenministerkonferenz zu Kosovo

Aleksander Vondra

Megjithatë Vondra e thotë këtë me çehre të zymtë. Vendosja e veprës artistike 'Entropa' në Bruksel ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë të thellë gjithandej në Evropë. Bullgaria, e cila në këtë vepër arti paraqitet si nevojtoret allaturke, ka protestuar pranë ambasadorit çek në Sofje.

Gënjeshtra e Cerny-it

David Cerny, artisti i ngarkuar për punimin e kësaj vepre kishte theksuar në fillim se pjesët e montuara në instalacion janë dërguar nga kolegët e tij, artistë nga vendet përkatëse të Bashkimit Evropian. Por pastaj është vërtetuar se këta artistë nuk ekzistojnë.

Aleksandër Vondra shprehet i tmerruar: "Atëherë kur kishte përfunduar instalimi i 'Entropës', ne me befasinë më të madhe dhe të pakëndshme e kuptuam se pjesëmarrja e 27 artistëve ishte vetëm një përrallë".

Vondra u kërkon falje të gjitha vendeve, të cilat e kanë ndjerë veten të fyer dhe premton se shembulli i nevojtoreve allaturke do të largohet nga instalimi, nëse me këtë pajtohet qeveria bullgare.

Bildgalerie EU Tschechien Entropa Kunst in Brüssel David Cerny

David Cerny

Edhe më tepër falje kërkon Dejvid Cerny por vetëm pasi këtë e bëri Vondra. Cerny: "Me të vërtetë na vjen keq që kemi fyer disa kombe, vepra nuk ishte menduar asnjëherë të ishte fyerje. Unë dua t'i kërkoj falje edhe qeverisë sime, posaçërisht Aleksandër Vondres, Karel Shwarcenberg-ut dhe zotit Topolanek, të cilët i kam zhgënjyer me vetëdije".

Çfarë do të bëhet me veprën "Entropa"

Cerny e thotë këtë kokëulur, por me sa duket pendesa e thellë dhe ndjenja e fajit e shfaqur në opinion nuk i shkojnë mirë burrit me flokë të shprishura dhe rroba të zeza. Siç duket qeveria çeke ka bërë presion të madh tek ai dhe bashkëpunëtorët e tij. "Ne në të vërtetë kemi pritur që e tëra kjo të kuptohej si një shaka, si një vepër e këndshme artistike si një instalim i këndshëm dhe asgjë më shumë".

Cerny nuk është artist i panjohur në Çeki. Shumë thonë se qeveria nuk ka mundur të presë nga ai një vepër që do të pëlqehej nga e mbarë bota.

Se çfarë do të bëhet me veprën artistike mbetet çështje e hapur. Shumë janë për largimin apo ndryshimin e saj por ka edhe shumë të tjerë që nuk do ta përshëndesnin një hap të tillë. Qëkur 'Entropa' ndodhet në Bruksel gjysma e Evropës qesh me klishetë e paraqitura në të. David Cerny ndoshta vë buzën në gaz me këtë fakt, por me siguri fshehurazi.

  • Data 16.01.2009
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GZek
  • Data 16.01.2009
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GZek