1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Enrico Letta pritet ta nxjerrë Italinë nga kriza

Qeveria e re në Romë duhet të përballet menjëherë me probleme urgjente. Vendi është në një recesion të thellë, numri i falimentimeve është rritur me shpejtësi dhe në këtë mënyrë edhe papunësia.

Giorgio Napolitano dhe Enrico Letta

Giorgio Napolitano dhe Enrico Letta

Të gjitha shpresat janë varur tani tek 46-vjeçari Enrico Letta. Ai pritet ta nxjerrë Italinë nga kriza. Politikani i majtë arriti të krijojë një aleancë të gjerë duke përfshirë në të gjithashtu edhe aleancën e qendrës së djathtë të ish-kryeministrit Silvio Berluskoni.

Partia separatiste Lega Nord, lëvizja populiste e protestës "Pesë Yje"dhe partia e majtë SEL do të jenë në opozitë.

Në mesin e 21 ministrave të kabinetit të ri ka shumë gra dhe politikanë të rinj.

"Unë mendoj se kabineti i ministrave do të jetë një ekip solid dhe që mund t'i zgjidhë vështirësitë dhe problemet tona aktuale. Për shkak të përbërjes së tij ai ka aftësi dhe kompetenca të veçanta. Ai përbëhet nga anëtar të rinj dhe ka një përqindje rekord grash", tha Enrico Letta.

Emma Bonino Italien Wahlversammlung neuer Staatschef

Emma Bonino

Ministrja më e spikatur është Emma Bonino. Ish-komisionerja e BE-së do të jetë ministre e Jashtme.

Ministria e Brendshme do të jetë sërish e partisë së Berluskonit: Angelino Alfano, kreu i partisë së djathtë PDL, do të jetë ministri i Punëve të Brendshme dhe zëvendëskryeministër. Berluskoni vetë është e qetë ai ka qenë katër herë kryeministër i Italisë.

Fabrizio Saccomanni

Fabrizio Saccomanni

Ministria e Ekonomisë dhe e Financave do të drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Qendrore, Fabrizio Saccomanni.

Qeveria e re në Romë duhet të përballet menjëherë me probleme urgjente. Vendi është në një recesion të thellë, numri i falimentimeve është rritur me shpejtësi dhe në këtë mënyrë edhe papunësia.

Si kryeministri i ri i Italisë Letta dëshiron të angazhohet fuqimisht në BE në favor të heqjes dorë prek kursit të kursimit të fortë dhe në të njëjtën kohë për më shumë rritje dhe investime, në mënyrë që italianëve të mund t'u lindin sërish shpresa në mes të krizës.