1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ende me probleme të mëdha - Fëmijët e migrantëve në shkollat gjermane

Shumë të rinj me prejardhje të huaj kanë probleme të integrohen në shkollat gjermane. Megjithëse numri i të huajve që diplomohen po shtohet nga viti në vit, nxënësit gjermanë vazhdojnë të kenë rezultate më të larta.

Fëmijët me prejardhje të huaj nuk arrijnë në shkollë rezultate aq të larta sa fëmijët gjermanë.

Fëmijët me prejardhje të huaj nuk arrijnë në shkollë rezultate aq të larta sa fëmijët gjermanë.

1 ndër 3 fëmijë nën 5 vjeç në Gjermani rrjedh nga prindër të huaj. Tendenca është në rritje. Por megjithatë fëmijët me prejardhje të huaj nuk arrijnë rezultate aq të larta sa fëmijët gjermanë, kritizon Barbara John, kryetare e organizatës si edhe përgjegjëse për çështjet për të huajt e qytetit të Berlinit: "Ndërkohë në Gjermani 1 ndër 3 të rinj përfundon maturën, por nga të huajt maturën e arrij vetëm 1 ndër 10 nxënës. Ndërsa shkollën e përgjithshme e përfundojnë me sukses rreth 21 përqind e nxënësve gjermanë, por rreth 40 përqind e atyre të huaj. Problematik është sidomos numri i ytre që nuk e përfundojnë shkollën: 6 përqind gjermanë por 15 përqind të huaj."

Kurse shtesë të gjuhës gjermane

Organizata për Barazim kërkon përveç zgjerimit të kujdesit pasditor kurse shtesë për mësimin e gjuhës gjermane, në mënyrë që fëmijët e migrantëve, të dinë të lexojnë, të shkruajnë e të kenë dituri bazë në matematikë. Barbara John: "Kemi nevojë për më shumë kohë për të mësuar së bashku, dhe jo për t'u izoluar nga njëri-tjetri. Kemi nevojë për kurse të vazhdueshme gjuhe për gjermanishten si gjuhë të dytë, jo vetëm në kopësht e në shkollën fillore, por deri në maturë."

Universiteti Humboldt, Berlin.

Universiteti Humboldt, Berlin.

Organizata për Barazim është ndërkohë duke bashkëpunuar me rreth 100 organizata të ndryshme për mbështetjen e emigrantëve, të cilët punojnë në mënyrë aktive për integrimin e të huajve në vend.

Talentet nuk duhen humbur

Ata këshillojnë migrantë dhe refugjatë si edhe ofrojnë kurse integrimi dhe gjuhe, tregon Tshikudi Lonji, bashkëpunëtor i organizatës: "Ne duam t'i kualifikojmë në mënyrë konkrete organizatat për integrimin në çështjet e arsimit, si edhe të ndihmojmë prindërit dhe fëmijët e huaj për t'u integruar më mirë në vend. Ne do të kemi në të ardhmen të ashtuquajtur "ambasadorë për arsimin", të cilët do të veprojnë si multiplikatorë dhe do të kujdesen në mënyrë të vazhdueshme për temat e arsimit."

Barbara John, thekson edhe njëherë se cila temë përbën rëndësi thelbësore për zhvillimin demografik në Gjermani: "Ka shumë rëndësi që të mos humbasim më kaq shumë potencial dhe talente si deri më sot. Ne e dimë se fëmijët lindin me dhunti e prirje nga më të ndryshmet dhe ata duhet të kenë mundësi t'i përjetojnë ato. Dhe kjo mund të arrihet më së miri në shkollat fillore publike."

Autor: Sabine Ripperger/ Sonila Sand

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 10.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nmkv
  • Data 10.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nmkv