1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ende jo plotësisht gati për punë sistemi për paralajmërim të hershëm nga cunami në Indonezi

Bova të dëmtuara ose të zhdukura

default

Këto fotografi nga lartësia tregojnë kohën pas katastrofës dhe stadin e rindërtimit deri në dhjetor 2007 të një rajoni të prekur rëndë prej cunamit të fundit.

Sistemi për paralajmërim të hershëm cunami, i projektuar prej qendrës për Kërkime Gjeofizike në Potsdam, do të fillojë punën më 11 nëntor në Indonezi. Megjithatë ka probleme me bovat. Shumica janë dëmtuar ose janë zhdukur.


Pak ditë para vënies në shfrytëzim të sistemit të paralajmërimit prej cunamit në Indonezi sistemi i zhvilluar me ndihmë gjermane nuk është ende plotësisht gati. Sipas informacioneve të revistës televizive Veltshpigel të kanalit të parë gjerman, shumica e bovave ose janë dëmtuar ose janë zhdukur.


Vajan Vira Jogantara, një inxhinier i entit indonezian të teknologjisë, tha se bovat tërhiqeshin vazhdimisht prej rrjetave të varkave të peshkimit:


"Zona ku janë vendosur bovat tona hyn te zonat më të rëndësishme të peshkimit të tonit. Peshkatarët përdorin rrjeta shumë të mëdha, ndonjëherë me dy-tre varka njëherësh. Dhe bovat tërhiqen prej këtyre rrjetave. Për të shpëtuar rrjetat e tyre peshkatarët i bien shkurt dhe presin bovat."


45 milionë euro ka vënë në dispozicion qeveria gjermane për ngritjen e sistemit të paralajmërimit nga cunami, por shpesh bovat, që kushtojnë 200.000 euro secila, keqpërdoren nga peshkatarët si mbështetje për të lidhur varkat në det të hapur duke u dëmtuar në këtë mënyrë.


"Kjo ndodh edhe me bovat tona. Pardje në njërën prej bovave u thye antena. Besoj se u godit nga një anije. Shumë peshkatarë i përdorin bovat për të lidhur varkat sepse nuk duan të përdorin spirancat e tyre."


Me ato pak bova në gjendje pune njëri prej sektorëve më të rëndësishëm të sistemit indonezian të paralajmërimit nga cunami është jashtë funksioni. Bovat duhet të regjistrojnë në rast të një tërmeti nënujor ndryshimet e nivelit të detit dhe t'ia transmetojë ato nëpërmjet valëve qendrës paralajmëruese për cunami. Qeveria indoneziane planifikon të ketë vendosur deri në vitin 2010 23 bova, por realizimi i këtij plani është me pikëpyetje.


Shri Voro Harixhono, drejtorja e përgjithshme e institutit gjeofizik dhe e qendrës së sapongritur për paralajmërime nga cunami në Xhakartë, i pranon mangësitë ekzistuese të sistemit për paralajmërim të hershëm:


"Për sistemin e paralajmërimit të hershëm nga cunami në Indonezi nevojiten rreth 200 bova. Bovat janë pjesa qendrore e sistemit, sepse ato duhet të masin lartësinë e valëve të cunamit. Ne na duhen këto matje, por duke qenë se aktualisht janë në punë vetëm 4 bova sistemi i paralajmërimit nuk funksionon ende në mënyrë optimale."


Sistemi i paralajmërimit të hershëm nga cunami do të vihet zyrtarisht në punë të martën e ardhshme në Xhakartë prej presidentit indonezian Susilo Bambang Judhojono. Pas një faze dyvjeçare nën drejtim gjermano-indonezian sistemi do të drejtohet nga viti 2010 plotësisht nga indonezianët.

  • Data 08.11.2008
  • Autor Bernd Musch-Borowska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FpxI
  • Data 08.11.2008
  • Autor Bernd Musch-Borowska
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FpxI