1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ende asnjë zgjidhje politike - Egjipti nuk i mbyll kufijtë me Rripin e Gazës

Egjipti nuk ka reaguar ndaj kërkesave ndërkombëtare dhe vazhdon t´i mbajë hapur kufijtë me Rripin e Gazës duke lejuar sërish mijëra palestinezë që të hyjnë në vend.

Kufiri është prishur, Egjipt Rripi i Gazës

Kufiri është prishur, Egjipt Rripi i Gazës

Dyqanet janë të mbyllura, pikat e furnizmit me naftë bosh dhe çmimet po rriten nga ora në orë sepse mallrat që kalojnë mes Sinait verior po rrallohen. Ndërkohë kolonat e makinave nga Rripi i Gazës nuk mbarojnë. Por jo të gjithë vijnë për të blerë ushqime. "Kanë ardhur për të marrë pak ajër të pastër, asgjë tjetër."

Kështu thotë një i moshuar, ndërkohë që një gura egjiptiane tregon: "Kam ardhur këtu për të parë Palestinën. Kjo është një ditë historike për ne egjiptianët."

Ndërkohë Egjipti vazhdon të përpqet për ndërmjetësim mes fraksioneve palestineze. Të dielën presidenti egjiptian Mubarak organizoi një konferencë ministrash. Ministri i jashtëm Abul Gheit u shpreh ndërkohë për mediat se Hamasi dhe presidenti palestinez Abaz janë futar në Kairo, për të zhvilluar bisedime të përbashkëta. Ai theksoi se për zgjidhjen e problemit nevojitet edhe bashkëpunimi i Hamasit radikal-islamik: "Për ta vënë në fuqi marrëveshjen e kufirit, e cila është nënshkruar në të kaluarën, kemi nevojë për një iniciativë të përbashkët të Egjiptit, BE-së, Izraelit dhe palestinezëve. Palestinezët mund të përfaqësohen në këto bisedime nga zyra e tyre autnome, e cila kontrollon kufijtë ose nga Hamasi, që aktualisht kontrollon kufijtë."

Sipas mediave, presidenti Abaz do të arrijë të mërkurën në Kairo për t´u takuar me homolugn e tij egjiptian Mubarak. Abaz nuk pranoi bisedime tripalëshe. Edhe hamasi reagoi në mënyrë pozitive ndaj ftesës së Mubarakut. Shefi i byrosë politike, Mashal, i cili jeton në Damask, shpjegoi gjatë një interviste me gazetën "asharq al-avsat", se organizata e tij është parimisht dakord që te heqë dorë nga udhëheqja e Rripit të Gazës, në rast se ky hap do të sjellë vërtet bashkimin e palestinezëve dhe do të zgjidhë problemin e bllokadës së izraelitëve.

  • Data 28.01.2008
  • Autor Esther Saoub
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cye7
  • Data 28.01.2008
  • Autor Esther Saoub
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cye7